Lidhu me ne

Radar

Çfarë është kutia e zezë e avionit?

A mund të dëmtohet kutia e zezë e avionit? Ja çfarë duhet të dini për të
5Edhe pse ngjyra e saj nuk është aspak e zezë, kutia e zezë e avionit përdoret për të kuptuar dhe analizuar dinamiken e një aksidenti ajror në rast fatkeqësie. Termi “Kutia e Zeze” e ka prejardhjen nga emërtesa në gjuhën angleze “Black Box” që nga pikëpamja etimologjike është e pasigurtë. Kutitë e para të zeza ishin vërtetë në ngjyrë të zezë, që përdoreshin në rastet e zjarreve.
Pajisja e rëndësishme është në ngjyrë “portokalli”, me shirita reflektues me synim identifikimin e lehtë të pajisjes nëse avioni aksidentohet. Por në zhargonin e thjeshte teknik “Kutia e Zezë” quhet “Regjistrues fluturimi”. Pajisja e instaluar në avion dhe automjete regjistron të dhënat gjatë lëvizjes dhe ruajtjen e tyre, në rast  incidenti. Por qëllimi kryesor i përdorimit të Kutisë së zezë është hetimi, pasi ajo i mbijeton presionit, temperaturave të larta dhe aksidenteve, ndërkohe që informacioni që regjistrohet në kutinë e zezë ruhet plotësisht.
Vendoset kryesisht në pjesën e pasme të avionit për t’i shpëtuar momentit të rënies në tokë. “Cockpit Voice Recorder” (CVR), që regjistron  tingujt në kabinën e pilotit, mban të regjistruara bisedat e pilotëve, komunikimin e këtyre të fundit me kontrolloret e trafikut ajror, me personat e tjerë që janë prezentë në kabinë dhe zhurmat e tjera të ambientit.
Kjo pajisje vendoset në pjesën e përparme të avionit dhe për arsye privatësie i gjithë informacioni në fund të fluturimeve fshihet. Kutia e zezë përbëhet nga tre pjesë kryesore: llamba, pjesa elektronike dhe ULB. Llamba shpesh është ne madhësinë e dhjetëra milimetrave që i reziston presioneve të larta dhe temperaturave, brenda pajisjes ka regjistrues të vërtetë.
ULB (Underwater Locator Beacon) është një tjetër përbërës i kutisë së zezë që në kontakt me ujin, fillon e nxjerr një sinjal që lehtëson vendndodhjen te Kutia e Zezë. Për funksionimin  e saj përdoret energjia që prodhohet nga një bateri.
Por a mund të dëmtohet kutia e Zezë nga rrëzimi i avionit?
Kutitë e zeza janë të dizajnuara për t’i bërë ballë deri në 3.400 herë forcës së gravitetit, thellësisë së oqeanit deri në 6096 metra dhe temperaturave ekstreme të zjarrit dhe akullit. Ka patur raste kur kutitë e zeza nuk janë gjetur dhe raste në të cilat është gjetur regjistruesi i dhënave të fluturimit, por jo regjistruesi i zërit në kabinë, ose anasjelltas. Studiuesit thonë se është ekstremisht shumë e rallë që një kuti e zezë të shkatërrohet. As shpërthimi i avionit nuk mund ta shkatërrojë kutinë e zezë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook