Pavarësisht 8 medaljeve të Arta në Olimpiada dhe 2 rekordeve botërore në garat e 100 dhe 200 metrave, Usian Bolt nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij dëshirën për t’u shndërruar në një futbollist profesionist.
Shumë shpejt ëndrra e sprinterit xhamajkan pritet të bëhet realitet pasi vetëm disa muaj pas tërheqjes nga garat e atletikës, Bolt ka nënshkruar një kontratë si profesionist me një skuadër futbolli, raporton SuperSport.
Usian e ka anunçuar vetë lajmin e bujshëm me një postim në profilin e tij në “Twitter” në të cilin xhamajkani bën me dije se emrin e skuadrës të gjitha fansat e tij do ta mësojnë vetëm ditën e martë.
Një tifoz i thekur i Manchester United madje ka qenë i ftuar edhe në disa raste në Old Trafford për të ndjekur sfidat e Djajve të Kuq, për Bolt u përfol se ka patur kontakte me Borussian e Dortmundit madje gjatë muajit mars pritet të bënte një provë me verdhezinjtë.
Në muajin e kaluar ndërkohë xhamajkani u stërvit me një skuadër që luan në Afrikën e Jugut.
Tashmë pritet me kureshtje për t’u mësuar se nga do të nisë rrugëtimin e tij në futbollin rekordmeni i garave të shpejtësisë 100 dhe 200 metra.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu