Kryesore
Falimenton Kurum?
Ndërkohë që kompania e njohur turke “Kurum”, ka kërkuar shpalljen e falimentimit në Gjykatën e Tiranës një gjendje ankthi ka përfshirë sistemin Bankar shqiptar si pasojë e kredive të mëdha që gjigandi turk ka marrë në bankat lokale. Kjo është një nga arsyet se përse ka kaluar pa shumë bujë lajmi se më 26 shkurt përfaqësuesi ligjor i kompanisë turke, “Kurum International” sh.a, ka paraqitur padinë për të deklaruar kompaninë të falimentuar. Kjo padi pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Teuta Hoxha në mesditën e 16 marsit. Në të pretendohet falimentimi i cili prezumon riorganizimin e shoqërisë “Kurum International”, caktimin e administratorit të përkohshëm të falimentimit dhe marrjen e vendimit për vetadministrim nga debitorët. Kjo padi, mësohet se është bërë për shkak të mos shlyerjes së kredive që mendohet se arrijnë në 170 milionë euro që kompania ka marrë.
Kështu Falimentimi i Kurumit pritet të ketë dy aspekte tejet negative. I pari do të ndihet në punësimin e zonës së Elbasanit ku turqit ishin nga punësuesit më të mëdhej.
Por, efekti më i madh do të ndihet në bankat shqiptare për efekt të kredive kolosale që Kurum ka marrë prej tyre. Deri më tani emiri i bankave (dhe shifrat përkatëse) që e kanë kredituar gjigandin e falimentuar turk mbahet “top Sekret”. Por edhe pa këtë goditje sistemi ynë bankar që në fund të vitit që shkoi numëronte 52 miliardë lekë kredi të këqia ishte mjaft i rrezikuar. Tani Kurum i shtohet numrit të rrezikshëm të 35 kompanive që po vënë në rrezik financat e bankave shqiptare. (Lapsi.al)
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu