Aktualitet
Duket i egër, por mua, Mimit, Tinës…
Ministra e drejtues të PS mblodhën një grup grash për 8 marsin në një sallë të mbyllur, në Kishën Ortodokse. Mes atyre që iu drejtuan të pranishmeve ishte edhe Gramoz Ruçi, i cili, për të nxjerrë në pah rolin pozitiv të gruas në shoqëri, tregoi një histori nga koha kur ishte Ministër i Brendshëm, ku një mik i huaj i kishte thënë se vetëm gruaja, që është edhe nënë edhe motër, mund t’i qetësonte gjakrat e ndezur të njerëzve që kishin vërshuar në rrugë kundër rregjimit komunist. Shumë nga gratë në sallë duket se e kujtojnë ndryshe atë kohë. Menjëherë pas Ruçit në podium u ngjit Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u përpoq t’u thotë shoqeve të partisë se Ruçi nuk është aq i egër sa përflitet. Ajo tha se Kryetari i Grupit Parlamentar ia kishte bërë më të butë rrugën asaj dhe disa shoqeve të partisë, por nuk tregoi se si. “Gramoz Ruçi duket i egër. Por mua, Mimit, Tinës, Irenës… na e ka bërë të butë rrugën për të relizuar detyrën dhe për të mbajtur premtimet”, u shpreh Ministrja.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu