Aktualitet
Fundi i demokracisë në Turqi
Mbyllja me forcë e gazetës më të madhe opozitare “Zaman” nga ana e qeverisë turke ka ngjallur reagim në të gjithë mediat botërore por sidoemos në mediat franceze.
Ato e kanë quajtur si aktin e fundit të vendosjes së një shteti diktatorial në Turqi rastin e mbylles së gazetës “Zaman”.
Televizioni francez LCP ka botuar dhe karikaturën e ditës për këtë ngjarje duke pikturuar Presidentin e Turqisë Erdogan me një kovë me boje të kuqe që lyen logon e gazetës Zaman.
Kjo karikaturë konceptohet si lyerje me gjak të lirisë së shtypit dhe fjalës së lirë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu