Lidhu me ne

Radar

Sëmundja e Parkinsonit, shenjat dhe kush preket

Sëmundja e Parkinsonit, shenjat dhe kush preket
Dr. Entela Labaj
Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje kronike progresive, degjenerative e trurit. Shfaqet kur disa qeliza nervore të trurit dëmtohen ose vdesin. Këto qeliza prodhojnë një produkt kimik, që ndihmon në koordinimin e lëvizjeve të muskujve të trupit. Kur 80 % e qelizave që prodhojnë dopaminën, dëmtohen ose vdesin shfaqen shenjat e sëmundjes.
Parkinsons_RotaterBanner-Hands
Kush preket nga M.Parkinson?
Preken të dyja gjinitë njësoj, si meshkujt dhe femrat. Prek më tepër moshën 65 vjeç, por ndodh dhe nën moshën 50 vjeç.
Supozohet se manifestimi i sëmundjes, është pasojë e ndërveprimit të faktorëve gjenetikë dhe të atyre mjedisorë. Megjithatë, defekti gjenetik mund të identifikohet vetëm në rreth 10 % të rasteve dhe nuk është konstatuar ndonjë faktor mjedisor, që shkakton sëmundjen.
Faktorët mjedisorë janë: të jetuarit në fshat, konsumimi i ujit të pusit, përdorimi i pesticideve dhe prania në impiantet industrial.
Shenjat klinike të M. Parkinson janë vetëm tre:
  1. Dridhja (tremor) në qetësi.
  2. Shtangimi (rigiditet).
  3. Ngadalësimi i lëvizjeve (bradikinezia).
Këto tre ankesa mund të mos shfaqen njëkohësisht. Njëra prej tyre, mund të jetë ankesa prezantuese dhe të vazhdojnë të tjerat.
Për të vënë diagnozën e M. Parkinson, nevojitet gjithsesi ekzistenca e dy prej tre shenjave të sipërpërmendura.
Simptomat zakonisht përparojnë ngadalë dhe zakonisht janë asimetrike, që do të thotë, janë më të shprehura në njërën gjysmë të trupit.
Manifestimi më i shpeshtë është dridhja e njërës dorë, derisa dora apo krahu janë duke pushuar. Derisa individi, apo të afërmit e vënë re këtë dridhje, shtangimi që mund të kapë po atë dorë apo krah, mund të kalojë pa u hetuar. Tek këta individë, lëvizjet u ngadalësohen. Vështirësohen rrotullimet në shtrat, ngritja nga pozicioni shtrirë, në atë ulur në këmbë. Ecja e individit shkon duke u bërë gjithnjë e më tepër me hapa të ngadalësuar, trupi gjatë qëndrimit në këmbë dhe ecjes kërruset përpara, krahët e humbin lëvizshmërinë anësore, para-prapa gjatë ecjes. Fytyrës së individit i humbet mimika dhe quhet si “fytyrë me maskë”. Të folurit është i ngathët, monoton, pa luhatjet vokale, emotive dhe gramatikore.
Kapakët e syve mbyllen me rritëm të ngadaltë dhe gëlltitja vështirësohet. Karakteristikë është zvogëlimi i shkronjave gjatë të shkruarit. Përveç këtyre simptomave motorrike, duhet të kemi parasysh dhe simptoma jo-motorrike, që mund t’u paraprijnë simptomave të lartpërmendura klasike të M. Parkinson. Shumë pacientë ankohen për pakësimin e funksionit nuhatës. Një ankesë tjetër e shpeshtë është lëvizja e shpejtë e syve REM. Konstipacioni (kapsllëku) dhe gjumësia e tepërt gjatë ditës, janë ndër ankesat e tjera të shpeshta që dëgjohen shpesh si ankesa te këta individë.
Si vendoset diagnoza e M. Parkinsonit?
Procesi i diagnostikimit, mund të jetë i vështirë sepse nuk ka imazheri, apo analiza që mund të konfirmojnë plotësisht sëmundjen e Parkinsonit. Neurologu arrin në diagnozë pas ekzaminimit klinik. Testet e gjakut dhe imazheria, performohen që të përjashtojnë sëmundje të tjera, që mund të prezantohen me të njëjtat simptoma. Personat e dyshuar për sëmundjen e Parkinsonit, duhet të kërkojnë vizitën e neurologut për diagnostikimin dhe trajtimin e mëtejshëm.
A është sëmundja e Parkinsonit e trashëguar?
Ka një histori familjare mbi sëmundjen e Parkinsonit, në 10 % të rasteve. Mund të prekë më tepër njerëz të një gjenerate (p.sh motër, vëlla), ose në dy gjenerata (baba, bir). Toksinat ambjentale si magnezi, monoksidi i karbonit dhe rrallë disa pesticide, mund të shkaktojnë një sëmundje që ngjan me sëmundjen e Parkinsonit, megjithatë shumica e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje, nuk janë ekspozuar ndaj këtyre toksinave. Disa mutacione gjenetike, janë zbuluar të jenë shkak i sëmundjes në disa familje, por këto nuk gjenden në shumicën e atyre që vuajnë nga Parkinsoni. Studimet në binjakët identikë, në të cilin njëri ka shfaqur sëmundjen, nuk kanë treguar ndryshime nga popullsia normale e pacientëve mbi 60-vjeç. Megjithatë dhe në binjakët identikë më të rinj se 50-vjeç, nëse njëri ka sëmundjen edhe tjetri ka risk të shtuar, që ta ketë në të ardhmen. Kjo tregon se trashëgimia ka rol në rastet kur sëmundja shfaqet në moshë të re.
Si mjekohet M.Parkinson?
Ka një numër medikamentesh efektivë që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të Parkinsonit. Shumica e simptomave, janë të shkaktuara nga mungesa e dopaminës. Medikamentet janë prodhuar për të zëvendësuar dopaminën. Mjekimet e zakonshme janë : Levodopa Amantadina, Comt-inhibitorët, Antikolinergjikët etj. Në fund është dhe trajtimi kirurgjikal.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook