Infeksionet urinare, parandalimi, simptomat dhe mjekimi
Dr. Entela Labaj
Dr. Entela Labaj
Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët tona urinare që përbëhen nga: veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza e urinës dhe uretra.
Si mund të parandalohet ky problem dhe cilët janë personat më të prekur?
-Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për t’u prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Më të rrezikuar janë pacientët me anomali të lindura të veshkës, ata që kanë gurë në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare, ureter shumë të përdredhur. Pacientët që kanë probleme gjinekologjike si: infeksionet e rrugëve gjenitale, personat me imunitet të ulët dhe diabetikët në ndërhyrjet kirurgjikale me kateter, personat e paralizuar, ata që nuk mbajnë higjienë personale.
-Infeksionet urinare janë shumë të shpeshta dhe zënë vendin e dytë pas atyre të traktit respirator. Risk më të lartë kanë femrat sesa meshkujt për arsye se uretra është më afër anusit.
Tipet e infeksioneve urinare a) Infeksione të sipërme (pielonefrit akut) shfaqet me dhimbje të pjesës së sipërme të mesit, temperaturë të lartë, ethe, të përziera dhe të vjella. b) Infeksione të poshtme (cistit) shfaqet me dhimbje dhe presion në pjesën e fundit të barkut, ndjenjë presioni, urinim i dhimbshëm dhe i shpeshtë, dalje të gjakut me urinë. c) Uretritis, shfaqet me djegie gjatë urinimit.
Infeksionet e aparatit urinar ndodhin kur bakteret hyjnë në rrugët urinare dhe shumëfishohe nnë fshikëzën urinare. a) Cistitet (infeksion të fshikëzës), shkaktohen nga E. Colli, që gjendet zakonisht në rrugët e aparatit gastro-intestinal. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet seksuale mund të favorizojnë shpeshtësinë e cistitit tek gratë. b) Uretritis (infeksioni i uretrës) ndodh kur bakteret e aparatit gastro-intestinal, përhapen nga anusi në uretër. Për të njëjtën arsye, shkurtësia e uretrës, afërsia me vaginën, sëmundjet seksualisht të transmetueshme (herpesi, gonorea, flamidia), zhvillojnë uretritis.
Faktorët e riskut
1. Gjinia: femrat kanë uretër më të shkurtër se meshkujt dhe janë më të predispozuara.
2. Seksualisht aktiv përgjithësisht në kryerjen e marrëdhënieve të rregullta seksuale, kanë një rritje të infeksioneve urinare.
3. Përdorimi i disa metodave kontraceptive si diafragmat, spermicidet, kupat vaginale.
4. Menopauza sepse mungojnë hormonet estrogjene dhe ndryshon mukoza e aparatit urinar.
5. Personat që përdorin kateter urinar, që nuk urinojnë vetë.
6. Anomalitë të aparatit urinar, ku pengohet rrjedhja e lirë e urinës.
7. Ulja e imunitetit, apo diabeti.
8. Pishinat, ku nuk respektohen rregullat higjienike, këtu futen dhe infeksionet gjenitale.
9. Diabeti, shtatëzania, një higjienë e ulët.
Cilat janë simptomat e infeksioneve urinare
1. Urgjencë e vazhdueshme dhe e fortë për të urinuar.
2. Ndjesi djegieje gjatë aktit të urinimit.
3. Urinim të shpeshtë dhe me sasi të pakët.
4. Ndjesia sikur nuk urinojnë dot, apo zbrazin plotësisht fshikëzën.
5. Gjak në urinë apo urinë e turbullt, erë të rëndë.
6. Urinimi gjatë natës (nikturia).
Komplikacionet
Nëqoftëse infeksionet urinare, nuk trajtohen siç duhet, mund të çojnë në infeksion të veshkës akut apo kronik (pielonefrit), që dëmton në mënyrë të vazhdueshme veshkën.
Gratë shtatëzana kanë risk për të lindur fëmijë prematurë, apo me peshë të vogël (hipotrofi). Testet laboratorike për të konfirmuar infeksionet urinare a) Analiza e thjeshtë e urinës (për të parë praninë e rruazave të bardha leukocitet, rruazat e kuqe eritrocitet, bakteret, kristalet, epitelet në urinë). b) Një ECHO renale është e domosdoshme. c) Analizat në gjak bilanc: kreatinemi, azotemi. d) Një urokulturë për të parë çfarë mikrobi është prezent dhe kush antibiotik është efikas, për të luftuar atë. e) Cistoskopi (nëpërmjet cistoskopit shihet nga brenda fshikëza e urinës dhe uretra).
Çfarë këshillohet dhe mjekimi
-Të pihet ujë me shumicë që të shpëlahen bakteret dhe kristalet.
-Të shmangen pijet që irritojnë fshikëzën, kafe dhe alkool.
-Të përdoren borsa të ngrohta në fund të barkut (jo të nxehta), për të qetësuar dhimbjet e fshikëzës.
-Pastrimi i regjioneve intime.
-Të zbrazet urina pas marrëdhënieve seksuale dhe të pihet një gotë ujë pas tyre.
-Pastaj hyn mjekimi medikamentoz: mitrofurantoina, baktrina, ciprofloksacin, levofloksacin,ampicilinë etj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu