Aktualitet
FOTO: Kjo ishte Tirana në 1916
Këto janë disa foto të Tiranës, të bëra në vitet 1916-1917.
Fotot janë marrë nga Arkivi Qendror Austriak dhe janë publikuar fillimisht në rrjet nga Gerti Brojka.
Tirana (në të folmen tiranase: Tirona) ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë e rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.
Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.
Tirana e shpalli pavarsinë në 26 nëntor 1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës.
Pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920.
Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu