Aktualitet
Vetëm gra…
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Shqipëri. Mogherini zhvilloi takime me krerët e lartë të vendit dhe mbajti një fjalim në Parlamentin Shqiptar.
Gjatë takimeve dypalëshe, ajo që ra në sy ishte fakti se Mogherini shoqërohej nga një ekip ekskluzivisht femëror.
Delegacioni që shoqëronte zyrtaren e lartë evropiane ishte i përbërë vetëm nga femra, të cilave u është bashkuar edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Fotoja e mëposhtme është shkëputur nga takimi në Kryeministri.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu