Kioske
“Musolini nuk ka vrarë asnjeri në jetën e tij”
Në Europë, kreu i ekzekutivit italian shihej si nje personazh i fryrë e pompoz, larg modestise e profilit te ulet qe mbajnë shume nga lideret europiane dhe mbi te gjitha, si njeri, gafat e te cilit nuk shuhen lehte nga kujtesa.
BBC ne fakt ka nje permbledhje te citimeve me pikante te kavaljerit, duke preferuar theniet e tij perballe nje profili te zakonshem, sic i rezervohet udheheqesve te tjere.
“Zemrat tona kullojne gjak,- tha Berlusconi kur njoftoi masat e reja anti-krize.-Qeveria jone nuk i kishte futur kurre duart ne xhepat e italianeve, por situata ka ndryshuar”.
Pas kesaj, ne perfundim te samitit te G20-tes në Kane: “Jeta ne Itali eshte jeta e nje vendi te pasur, restorantet tona jane plot me njerez, ne avione veshtire se gjen vende dhe konsumi nuk ka rene aspak”.
Sa per skandalet ne jeten private, ato eshte perpjekur t’i fashise me ironi. Vetem se per nje udheheqes, batute si kjo e prillit 2011-te, eshte e tepruar: “Kur i pyesin nese duan te kene marredhenie me mua, – pat thene Berlusconi, – 30% e grave pergjigjen “po” dhe pjesa tjeter pyesin “cfare, perseri”?
Kendveshtrimi i tij per gjyqesorin ne Itali permblidhet ne kete deklarate te qershorit 2008: “Mase kancerogjene”. Ne prill te atij viti pat fshikulluar te majten me pretendimin se nuk ka shije as kur vjen fjala tek grate. Tani kete muaj, perballe krizes me te madhe me te cilin ishte perballur ndonjehere lidershipi i tij deklaroi: “Dua t’i shoh ne sy ata qe duan te me tradhetojne”. Mendimi i tij per Musolinin eshte kapitull me vete. “Musolini,- thote Berlusconi, – nuk ka vrare asnjeri ne jeten e vet. Ai thjesht i dergonte njerezit me pushime ne internim”. Lista e gjate e gafave vazhdon me batuten tashme te famshme per Barak Obamen: “I ri,i pashem dhe i nxire”. Ndersa shakate e tij nuk kane kursyer as te prekurit nga SIDA. Berlusconi pat treguar nje anektode mbi semundjen vdekjeprurese, ku nje pacient pyet mjekun nese trajtimet me rere do t’i bejne ndonje efekt dhe ai pergjigjet: jo, por do te mesohesh te jetosh nentoke. Pergjigja e kavaljerit per ata qe e kritikuan ashper shakane e tij ishte: keta jane cmendur, e kane kaluar cakun fare, them se duhet te shkojne te bejne ndonje trajtim me rere.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu