Aktualitet
…kunati i Mrikës…
Ish -kryeministri Berisha ka treguar për mediat arsyet e bllokimit të negociatave për aktet nënligjore për Dekriminalizimin. Ai tha se është Edi Rama, ai që nën presionin e personave të inkriminuar, nuk dëshiron zbatimin e këtij ligji.
Deklarata e plotë e Berishës
Negociatat i drejtori me telefon grupi i gatshëm i kriminelëve, të cilët nuk duan kurrësesi të largohen nga parlamenti.T’u tregosh shqiptarëve se çfarë bënë këta, është e turpshme ajo që bënë. Do të tregohet në formular jo vendi ku banon, por vendi ku jeton. Duket absurde, por të përllogaritura se si ky grup delinkuent t’i shpëtojë ligjit dhe si Edi Rama të faktojë betimin e tij para Sokol Ballës se në grupin e tij nuk ekziston asnjë i inkriminuar.
Pastaj kundështojnë me forcë të mos përdoret termi indicie, një term i zakonshëm në jurisprudencë. E kanë mbajtur për 5 orë komisonin peng për këtë fjalë.
Pasi u detyruan të dorëzohen me këtë, kanë gjetur një modalitet tjetër, me të cilin e bllokojnë në mënyrë përfundimtare procesin.
Ka një proces verifikimi të dokumentave që vijnë nga palët e huaja në Shqipëri. Ka një praktikë, ka një zyrë, e cila bazuar në ligj, kryen procesin. Kjo zyrë ështënë Prokurorinë e Përgjithshme. Zotërinjtë kërkojnë që prokurori, pasi merr këtë dokument duhet t’i referohet Kodit të Procedurës Penale. Kodi përcakton cështje që faktikisht i japin prokurorit atribute të gjyqtarëëve. Ne e kundështojmë pasi ne i njohim të drejtën cdo njeriu, dhe kurrë s’na shkon mendja t’ia mohojmë, të shkojë në gjykatë me këtë vendim administrativ dhe të kërkojë të drejtën e tij.
Grupi Xhafa, kunati i Mrikës, Dvorani, cfarë kanë cuar në Venecia? Kanë dërguar që gjykatësit prokurorët, ndaj të cilëve merret masë disiplinore, nuk kanë të drejtë të shkojnë dhe të ankohen në gjykatë, çka është shkelje te të drejtave të njeriut, e Konvetës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo është diktatoriale, staliniste. Vetëm në diktaturë mund të imagjinoheshin nene të tilla.
Këta të gjithë do të kenë të drejtë të shkojnë në gjykata. Por vendimi administartiv merr evakuiletimin e veprës penale, pastaj është gjykata që vendos.
Pse e bëjnë këtë. Sepse kanë gjetur nene që thonë: vendimi nuk duhet të jetë diskriminues.
Mund t’ju them se Edi Rama nuk e pranon këtë proces. Presioni i kriminelëve mbi të është i fuqishëm. Detyrimet e tij ndaj kriminelëve janë të mëdha. Prapa tij qëndron sivëllau Kokëdhima, i cili e kupton se pas kësaj do të nisë dekusarizimi dhe thotë se po mbeti ky proces në klasë unë zgjidhem sekretar i përgjithshëm i PS. Këta po e cojnë parlamentin drejt dezintegrimit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu