RECETA/ Si të keni lëkurë më të bukur me uthullën e mollës
Një lëkurë e shëndetshme, e lëmuar dhe e bukur është shumë e rëndësishme për ne vajzat e shpesh kalojmë shumë kohë duke kërkuar produktin dhe trajtimin perfekt.
Një pjesë e mirë e këtyre produkteve janë me substanca kimike që me kalimin e kohës shkaktojnë dëm. Uthulla e mollës është një produkt natyral i mirënjohur në botën e kozmetikës për trajtimet e lëkurës së fytyrës dhe trupit. Nëse po kërkon një trajtim natyral, të sigurt dhe efektiv, provo uthullën e mollës.
Një për të gjitha
Uthulla e mollës në botën e kozmetikës natyrale konsiderohet si ai produkt që mund të përdoret për gjithçka. Por jo vetëm kaq, uthulla në fjalë këshillohet edhe si pjesë e dietave natyrale, është një element i rëndësishëm në trajtimet për humbjen e peshës, trajtimin e artritit, etj. Për sa i përket lëkurës, përdorimi i parë është trajtimi i aknes.
Çfarë është saktësisht uthulla e mollës?
Përbëhet nga mollët e shtypura dhe të fermentuara. Kjo lloj uthulle përmban shumë substanca, vitamina dhe enzima natyrale të rëndësishme si vitaminat A, B dhe C; beta-karotene që është shumë e rëndësishme për trupin; kalcium, magnezium e shumë të tjera.
Ka aftësinë të ekuilibrojë nivelin e aciditetit (PH) në lëkurë dhe në trup, duke i dhuruar lëkurës një pamje më rinore.
Përdorime të tjera të uthullës së mollës
Zhdukja e akneve
I përdorur dy ose tre herë në javë, e pastron lëkurën nga yndyra e tepërt dhe ndihmon në zhdukjen e akneve.
Rrit rrëzëllimin e lëkurës
Vitaminat dhe mineralet e uthullës së mollës, ndihmojnë në rritjen e rrëzëllimit natyral të lëkurës.
Tonifikon lëkurën
I përdorur si tonifikues, pastron pikat e zeza dhe mbyll poret e lëkurës.
Pastron lëkurat e yndyrshme
Uthulla e mollës ndihmon në uljen e yndyrës në lëkurë, është një trajtim shumë i mirë për të gjitha lëkurat e yndyrshme.
Si përdoret?
Përdorimi më i mirë rezulton të jetë pirja e dy lugëve uthull molle (mundësisht nga mollë bio) përzierë me gjysëm litri ujë. Kjo duhet të behët përditë për të pasur efekte pozitive sa më afatgjata.
Për sa i përket lëkurës, për trajtime si zhdukja e akneve dhe tonifikimi i fytyrës, mjafton pak pambuk i zhytur në uthull molle dhe njomja e lëkurës me të. Lëreni të thahet dhe pastaj laheni fytyrën më ujë.
Për lëkura të yndyrshme ky lloj trajtimi mund të bëhet pothuajse çdo ditë, ndërsa për një lëkurë normale apo të thatë, duhet uthulla e molës duhet të përdoret një ose dy herë në javë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu