Aktualitet
“Nuk jam ftuar…nuk mund të mungoj”
Kryeministri Rama ka takuar në Elbasan, deputetët e qarkut, por midis tyre nuk ishte Ben Blushi. Kjo mbledhje është mbajtur në kuadër në të Kongresit të 19 marsit. Vetë Blushi ka mohuar të ketë pasur një ftesë mbi këtë takim
“Nuk jam ftuar dhe nuk jam informuar. Kam kryesuar listën e Elbasanit në vitin 2013, nuk mund të mungoj në takimin e zonës time”.
Ndërkaq Blushi ka sfiduar Ramën dhe e ka paralajmëruar atë se do të shkojë në takim edhe pse nuk është ftuar.
“Do të shkoj në takim që të flas me socialistët. do t’iu shpjegoj socialistëve pse duhet të ketë zgjedhje, pse po shkelet statuti i partisë”, ka thënë tha Blushi.
Deputeti shtoi se, Ramës “nuk mund t’i jepet Ramës një mandat pa votim”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu