Enigma që habit shkencën: Pse macet bien gjithnjë në këmbë?
Aftësia e maceve për të rënë gjithmonë në këmbë gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve, fotografëve dhe madje edhe NASA-s. Nuk bëhet fjalë thjesht për një instinkt të dobishëm për kafshët që ngjiten në pemë, por edhe një enigmë e fizikës, kujton “The Washington Post”.
“Ndoshta macet përdorin strategji të ndryshme për t’u kthyer”, thotë Greg Gbur, fizikant në Universitetin e Karolinës së Veriut në Charlotte, SHBA.
“Fizika preferon dhe ka tendencë të kërkojë një shpjegim më të thjeshtë për fenomenin, ndërsa evolucioni është në kërkim të një metode më efekase”, shpjegon studiuesi.
Në shekullin e XIX, Etienne Jules Marey, shkencëtar dhe inxhinier francez, aplikoi për herë të parë fotografinë me shpejtësi të lartë për të fotografuar rënien e një maceje.
Ndërsa në vitin 1935 holandezet G.G.J Rademaker dhe J.W.G Ter Braak paraqiten një “vizatim matematikor” të një maceje në rënie, duke futur idenë se beli i kërrusur i maces ishte i rëndësishëm për të kuptuar këtë fenomen, domethënë, se “pjesa e përparme dhe e pasme e maces ngjajnë me cilindra që rrotullohen rreth dy boshteve në drejtime të kundërta”.
Kjo ide u zhvillua më tej nga inxhinier Thomas R. Kane, i cili shkroi ekuacione që do të mund të parashikonin sasinë e rrotullimeve që një mace do të bënte para se të binte. Kështu, studiuesi kontribuoi në shkencën hapësinore të viteve ’60 në SHBA kur NASA i kërkoi Kane që ta ndihmonte të përllogariste se si astronuatët mund të rrotulloheshin rreth vetes në gravitet zero dhe i paguan 60 mijë dollarë inxhinierit për të krijuar vizatimet e lëvizjeve që astronautët duhet të bënin.
“Ndërsa macja nuk ka nevojë për përllogaritje matematike prandaj një subvencion i NASA-s do të ishte i kot”, thotë ai. Për këtë arsye, një mace që bie në këmbë është shembulli i një fenomeni shumë të thellë të fizikës që lidhet me optikën, mekanikën kuantike dhe gjeofizikën”, thotë Gbur. “Falë sjelljes së maceve mund të mësojnë shumë gjëra”, thotë ai.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu