Lidhu me ne

Radar

Kanceri i gjirit dhe shanset për të shpëtuar prej tij

Kanceri i gjirit dhe shanset për të shpëtuar prej tij
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit është një term i përgjithshëm sepse ekzistojnë shumë lloj kanceresh gjiri. Disa janë më agresivë se disa të tjerë. Tumoret mund të jenë të vegjël ose të mëdhenj. Dhe kurat mund të ndryshojnë. Në materialin në vazhdim do të flasim për alternativat e ndryshme në luftën kundër kancerit të gjirit.  Zuli Palacio e kalon një pjesë të kohës në një kurs për prodhimin e pllakave me shoqen e saj. Që prej diagnistikimit me kancer të fazës së tretë, Palacio i është nënshtruar kimoterapisë si dhe operacionit dhe tani nuk ka më kancer. Ky është përfundimi që mjekët e saj parashikuan prillin e kaluar, pasi analizat treguan se ajo kishte kancer në gji. Dr. Negar Golesorkhi është si specialiste e kancerit të gjirit edhe kirurge. “Askush nuk dëshiron të diagnostikohet me kancer gjiri, por kjo është forma më e mirë e kancerit të gjirit për sa i përket kurimit të tij”.
Alternativat për kurimin e kancerit të gjirit mund të përfshijnë çdo kombinim të kimoterapisë dhe operacionit, si në rastin e Zuli Palacios, rrezatimin ose në disa raste nuk bëhet asgjë. Dr. Anne Favret është mjeke onkologe, që mbikqyr kurimin e Palacios. Ajo ka shumë shpresa rreth së ardhmes së kurave ndaj kancerit të gjirit edhe në raste të tumoreve agresive. “Mendoj se ne do të jemi në gjendje të gjejmë më shumë ilaçe, që përmirësojnë shpëtimin e jetës dhe në të njëjtën kohë minimizojnë efektet anësore”.
Kanceri te Palacio nuk u përhap në pjesë të tjera të trupit, por Dr. Favret thotë se edhe pacientet me kancer gjiri më të avancuar mund të bëjnë një jetë normale. Ajo punon në qendrën mjeksore, Specialistët e Virxhinias për Kancerin. “Punoj këtu që prej 13 vjetësh dhe kam pasur paciente me kancere të ndryshme, që tani bëjnë një jetë të mirë, rrisin fëmijët, shkojnë në punë dhe bëjnë jetë normale për më shumë se 10 vjet. Ne kurojmë mbi 70 për qind të grave të diagnostikuara me kancer gjiri”.
Edhe operacioni i kancerit ka evoluar, thotë Dr. Golesorkhi. “Ne nuk heqim gjithnjë medoemos gjirin dhe ne kurrë nuk heqim muskujt. Ne kemi avancuar nga operacionet që përfundonin në deformimin e pamjes së pacientes në operacione, në shumicën e rasteve, ku as që mund  ta kuptosh që pacientja ka pasur kancer në gji dhe i është nënshkruar operacionit”. Ndërsa Zuli Palacio largohet nga klasa për të ngrënë drekë me një shoqe, ajo duket krejt e kënaqur dhe pa asnjë shqetësim. Shoqata Amerikane e Kancerit njofton se ata njerëz që u diktohet kanceri në fazat e hershme kanë një shkallë shpëtimi 80 për qind deri në më shumë se 90 për qind.
Por edhe gratë me kancer më të avancuar si Zuli Palacio kanë më shumë shanse për të jetuar gjatë. Dhe kjo është arsyeja që femrat duhet të shikojnë mjekun sa më parë nëse vënë re ndonjë ndryshim në gjoks sepse kjo me të vërtetë ndryshon shkallën e shpëtimit si nata me ditën.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook