Lidhu me ne

Radar

Lindjet e parakohshme dhe pasojat e tyre

Lindjet e parakohshme dhe pasojat e tyre
FemijeNjë lëvizje globale ka filluar për të shtuar vetëdijen rreth lindjes së 15 milion bebeve para kohe çdo vit. Disa prej arsyeve dihen, por jo aq sa duhet për të parandaluar paaftësitë apo vdekjen e këtyre bebeve thjeshtë sepse lindin para kohe. Tani ka filluar një fushatë globale për të zgjidhur misterin e lindjeve të parakohshme. Henry Raak është si çdo 3 vjeçar tjetër aktiv. Atij i pëlqen të luajë me vëllanë e tij Oliver dhe me të atin Paul. Atij i pëlqen gjithashtu që nëna e tij Sara t’i lexojë tregime. Por para 3 vjetësh ai ishte një bebe e vogël, që përpiqej të qëndronte gjallë dhe ndërsa Henry shpëtoi, vëllai i tij Bennett, gjithashtu bebe e parakohshme, nuk arriti të shpëtonte. “Është një gjë që ai nuk e harron kurrë, madje mendon për të çdo ditë”.
Lindjet e parakohshme, ose para javës së 37-të të shtatzanisë, janë një prej shkaqeve të paftësive dhe vdekjeve mes këtyre foshnjeve. Studimet tregojnë se sa më pak kohë foshnja qëndron në mitrën e nënës aq më të rënda janë problemet nëse foshnja shpëton. Lindja e parakohshme mund të shkaktojë dëme në tru ose probleme në shikim, dëgjim dhe frymëmarrje. Henry vuan nga sëmundje kronike të mushkërive. Pranverën e kaluar ai u shtrua në spital nga pneumonia.
“Për shkak të sëmundjes së tij, dimri është shumë i vështirë për Henry dhe për ne”. Dr. Alan Guttmacher drejton studimet mbi lindjet e parakohshme në Institutin Kombëtar të Shëndetit. “Ne ende nuk kuptojmë shumicën e shkaqeve të këtyre lindjeve, prandaj edhe nuk mund t’i parandalojmë ato me sukses”.
Ana gjenetike mund të luajë rol, madje është një faktor i rrezikshëm për familjen Raak, por ekzistojnë edhe faktorë të tjerë. Djemtë ka më shumë të ngjarë të lindin parakohe se sa vajzat, por arsyet e kësaj nuk dihen. Për të zgjidhur problemin e lindjeve të parakohshme, organizata globale të shëndetit kanë vendosur të bashkërendojnë punën e tyre kërkimore. “Ne mendojmë se tani është koha për përpjekje të bashkërenduara sepse ne kemi mjetet shkencore për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve si asnjëherë në të kaluarën”.
Fondacioni jofitimprurës, “The March of Dimes” po luan një rol kryesor. Dr. Edward McCabe kryeson kërkimet e fondacionit. “15 milion foshnje lindin para kohe në gjithë botën. Një milion prej këtyre bebeve nuk jetojnë dhe ne duam ta ndryshojmë këtë statistikë”. Kjo është arsyeja që Sara Raak flet kaq hapur.
“Shpresoj që pas 10 vjetësh, ajo që bëri që Bennett të mos jetonte, të jetë një procedurë e lehtë, diçka që mund të parandalohet me lehtësi në mënyrë që njerëzit të mos përjetojnë atë që përjetuam ne”.
Studimet e reja mbi lindjet e parakohshme u botuan në numrin e muajit nëntor të revistës “Nature”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook