Kioske
Kim Jong-un nuk është Kim Kardashian, kërcënimet e tij frikësojnë
Lideri koreanoverior, Kim Jong-un, ka urdhëruar që pajisja bërthamore e vendit të bëhet gati për përdorim në çdo moment. CNN shkruan se të njëjtat informacione vijnë edhe nga agjencia koreanojugore e lajmeve, “Yonhap”
Në fillim të vitit, Koreja e Veriut kishte testuar një bombë me hidrogjen. Por lajmi nuk ishte konfirmuar me siguri. Pentagoni nga ana tjetër po ndjek me vëmendje zhvillimet e Koresë së Veriut dhe i ka kërkuar Phenianit “të shmangë provokimet”.
Ndërkohë, Koreja e Jugut dhe SHBA-të janë takuar përmes grupeve të tyre të punës për të biseduar për vendosjen e sistemit anti-raketë “Usa Thaad” në përgjigje të kërcënimeve në rritje bërthamore dhe balistike nga Koreja e Veriut.
“Terminal High Altitude Area Defense”, janë sisteme të teknologjisë së lartë, në gjendje për të kapur raketa edhe jashtë atmosferës. Kina dhe Rusia kanë qenë kritike mbi vendosjen e këtyre raketave në Korenë e Jugut, për shkak “të frikës ndaj interesave respektive strategjikë”. Seuli nga ana e tij, ka theksuar që objektiv është vetëm Koreja e Veriut.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu