Sekreti i jetëgjatësisë tek femrat, pasi të lexoni këtë studim befasues do ta takoni më shpesh nënën tuaj
Rezultati i një studimi shkencor për sekretin e jetëgjatësisë tek femrat
E mbani mend herën e fundit që keni takuar mamanë dhe gjyshen? Mund të ketë ndodhur rishtas meqë sapo kemi kaluar festat e fundvitit dhe takimet familjare janë një ndër ritet kryesore të kësaj periudhe.
Por për shumë të tjerë mund të ketë kaluar disa kohë që nga vizita e fundit që u kanë bërë nënave të tyre.
Do të na vinte keq po te dinim diçka të tillë sepse përtej lidhjes emocionale me femrën që na ka sjellë në jetë, ekziston edhe një lidhje speciale që ndikon në jetëgjatësinë e tyre.
Lidhja nis që në fillesat e një embrioni, forcohet falë kordonit ombelikal dhe gjatë vijimësisë së jetës. Ndonjëherë kalojmë aq pak kohë me to dhe kujtohemi, kur ndoshta është shumë vonë. Por sipas një studimi të bërë nga University of California, vetmia ka një efekt thuajse vdekjeprurës për femrat.
Në këtë studim u shqyrtuan zakonet jetësore të 1600 femrave me një moshë mesatare prej 70 vjeç.
Rezultatet e studimit ishin shumë të qarta: vdekshmëria ishte më e lartë tek femrat që jetonin vetëm.
Rreth 23% e femrave që kishin jetuar vetëm kishin humbur jetën që prej fillimit të studimit 6 vjet më parë, kurse nënat dhe gjyshet që kishin kaluar pleqërinë me familjarët e tyre kishin një normë vdekshmërie në masën 12 %.
Edhe pse sëmundjet dhe vdekjet nuk kursejnë askënd, studimet si ky i tanishmi, por dhe të mëparshëm kanë provuar që marrëdhënia shoqërore dhe prania e familjarëve janë një lloj eliksiri për jetëgjatësinë e femrave.
Prandaj kaloni sa më tepër kohë me femrat e jetës tuaj dhe jepuni sa më shumë dashuri.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu