Rrathët e zinj poshtë syve mund të tregojnë se vuani nga ky inflacion serioz
Ndodh shpesh që të dalim përpara pasqyrës dhe të dallojmë rrathë të zinj poshtë syve. Normalisht kjo është një shenjë se mund të keni ekzagjeruar me alkoolin apo me pagjumësinë.
Por ekziston edhe një tjetër mundësi, shumë më serioze.
Rrathët e zinj poshtë syve mund të jenë tregues se vuani nga kongjestioni nazal (bllokim i hundëve).
Sipas revistës “Her”, lëkura përreth syrit është tepër e hollë dhe kjo e bën të prirur për të shfaqur inflamacionet.
Rrathët mund të tregojnë bllokim të sinuseve, që shpesh lidhet me alergji të rënda.
Çfarë mund të bëni për t’i kuruar?
Trajtimet standard për kongjestionin nazal janë: Pastroni sinuset me solucion me ujë të kripur; Përdorni ilaçe enkas për këtë punë, të cilat mund t’i gjeni në farmaci.
Nëse këto mënyra nuk funksionojnë, ekspertët këshillojnë që të konsultoheni me mjekun.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu