Si të zbardhim dhëmbët në mënyrë natyrale, ja disa këshilla
Si të zbardhim dhëmbët në mënyrë natyrale, ja disa këshilla
Një buzëqeshje shndritëse është ëndrra e të gjithëve. Por para se t’i drejtoheni dentistit për zbardhjen e dhëmbëve, e cila shpesh mund të jetë edhe e dëmshme, ne ju japim disa ide për zbardhjen në kushte shtëpie.
Lëkura e bananes
Bananet janë një burim vlerash ushqimore për organizmin tonë. Por edhe lëkura mund të na shërbejë. Para se t’i hedhim në plehra lëkurat e bananes, mund të fërkojmë dhëmbët me to për 2 minuta. Më pas lajmë dhëmbët me pastën e zakonshme. Ky veprim duhet përsëritur 2-3 herë në javë dhe pas një kohe të shkurtër, rezultatet e para janë të dukshme.
Zbardhja e dhëmbëve me lëkurën e bananes i detyrohet mineraleve si potasiumi, magnezi dhe mangani, të cilat gjenden me shumicë tek ky frut.
Luleshtrydhe
Disa luleshtrydhe të shtypura vendosen mbi dhëmbë për 2-3 minuta. Më pas, i shpëlajmë dhëmbët me ujë ose i lajmë me furçë. Luleshtrydhet veprojnë në dy mënyra: me anë të një enzime që njihet si acidi malik, i cili është përbërësi kryesor i shumicës së zbardhuesve të dhëmbëve; dhe me anë të fibrave që veprojnë si pastrues dhe largojnë bakteret që gjenden në gojë.
Lëkurë dhe lëng limoni
Acidi në nivel të lartë që gjendet te limoni vepron si zbardhues. Mjafton të fërkoni dhëmbët me lëkurën apo të lyeni dhëmbët me lëngun e përzier me ujë (në masa të barabarta). Por këshillohet që kjo metodë të mos përdoret më shumë se dy herë në javë, pasi mund të dëmtojë zmaltin.
Karotat
Kur konsumohen të freskëta dhe të pagatuara, karotat veprojnë si pastrues për dhëmbët. Ato vrasin bakteret e gojës dhe i bëjnë dhëmbët më të bardhë. Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, do të keni mishra më të shëndetshëm dhe më pak baktere që shkaktojnë erën e keqe.
Soda e bukës
Ajo është mënyra më e sigurt dhe më e shëndetshme për të zbardhur dhëmbët dhe për këtë janë dakord të gjithë dentistët. Soda largon njollat dhe mbron zmaltin. Mjafton të përzieni pak sodë buke me kripë dhe të fërkoni dhëmbët me të duke përdorur një furçë të butë. Buzëqeshja do të jetë rrëzëllitëse dhe ndjesia e pastërtisë në gojë do zgjasë gjithë ditën.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu