Radar
Emigrimi në itali, Norvegji e Danimarkë
Nga Neritan Gjergo
Sipas raportit të fundit të Zyrës Evropiane të Punësimit, (EU RES), vendet nordike si Nor vegjia, Danimarka dhe Suedia kanë mungesë të ekspertëve kryesorë, si për inxhinierë, mësues e infermierë. Por, njëkohësisht ato kanë nevojë edhe për shoferë autobusësh, kamerierë dhe kuzhinierë dhe ofron një pagë prej 4500 euro në muaj. Po ashtu, sipas këtij raporti kërkohen edhe edukatorë për të punuar me fëmijët parashkollor, psikologë dhe shoferë të taksive. Kompanitë në këto vende, të cilat për momentin kërkojnë inxhinierë dhe ekspertë nga fushat e ndryshme, ndër të tjera janë: “Aker”, “Solutions”, “KMF Technologies”, “Statoil”, “National Oilëell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “AIBEL”, “ROXAR” dhe “Fabricom”. Raporti EURES thekson se qëndrimi në Norvegji kërkon regjistrimin për leje qëndrimi për një periudhë prej tre muajsh në stacionin e policisë lokale në vend.
Kushtet
Një i huaj mund të qëndrojë në një nga shtetet e Europës Veriore për gjashtë muaj, teksa kërkon punë. Studimet tregojnë se kushtet e punës në to janë në mesin e kushteve më të mira dhe më humane në botë. Punëtorët mund të lidhin një kontratë për tre deri në gjashtë muaj provë para nënshkrimit të kontratave afatgjata. Paga paguhet çdo muaj, ndërkohë që punonjësit do të punojnë 37.5 orë në javë dhe 7.5 orë në ditë pune dhe jo më shumë se 40 orë në javë. Punonjësit mesatarisht kanë 25 ditë pushimi vjetor, ndërsa për të gjithë ata mbi moshën 30 vjeç kanë 30 ditë pushim vjetor, e cila paguhet. Natyrisht, shqiptarët që kërkojnë të aplikojnë, nuk duhet të mendojnë se bëhet fjalë për azil politik, ekonomik, për gjakmarrje apo arsye të tjera, por në rrugë dinjitoze, duke shkuar fillimisht atje, duke iu referuar rrugës zyrtare të punësimit. Kërkimi për punë mund të ndihmohet edhe nga shqiptarë që janë vendosur prej kohësh në to dhe që janë shtetas të tyre.
Norvegjia
Mbretëria e Norvegjisë është një vend i vogël europian që shtrihet në pjesën veriore të Europës, që formalisht nuk bën pjesë në BE, ndërsa de fakto është pjesë integrale e saj. Sipas burimeve nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, shqiptarët shkojnë në Norvegji si në të gjitha vendet e tjera europiane, pra vetëm me pasaportë biometrike dhe nuk kanë nevojë për vizë. Kontaktet informuese dhe të dobishme për të emigruar në këtë shtet janë:
1. Informimi zyrtar për punë: www. nav.no/workinnorway
2. I ri në Norvegji: www.nyinorge.no
3. Kushtet e punës: www.arbeidstilsynet.no
4. Duke punuar në Norvegji: www.nav.no
5. Jobbdirekte AS: www.jobbdirekte.no
6. Drejtoria norvegjeze e emigracionit : www.udi.no
7. Misionet diplomatike të Norvegjisë: www.norway.info
8. Portali zyrtar i turizmit: www.visitnorway.com
9. Ambasada norvegjeze në Prishtinë: www.norwaykosovo.no
Danimarka
Sipas raportit të EURES, futja e Shqipërisë dhe Kosovës në listën e vendeve të sigurta në Bashkimin Europian, ka bërë të mundur që mundësitë e punësimit, vetëpunësimit apo emigrimit në bazë të listës së profesioneve të kërkuara në Mbretërinë e Danimarkës, jo vetëm të rriten ndjeshëm, por gjithashtu ka bërë të mundur një lehtësim domethënës në procedurat e aplikimit, verifikimit dhe të aprovimit të tyre.
Hapi 1: Dërgohet CV në anglisht ose në gjuhën daneze me foto si dhe kopje e pasaportës së aplikuesit në adresën: [email protected]. Më pas, të dhënat përpunohen dhe nëse plotësoni kriteret e aplikimit, ju caktohet një takim pranë zyrave tona për intervistë paraprake dhe testin e gjuhës angleze ose daneze.
Hapi 2: Në rast të kalimit me sukses të testit të gjuhës angleze ose daneze, paraqiten dokumentacioni i kërkuar për këtë aplikim si dhe nënshkrimi i kontratës noteriale ndërmjet aplikantit dhe Evrope Agency ku janë të pasqyruara në mënyrë të detajuar të gjithë hapat e aplikimit, kohëzgjatja, kostot, benefitet etj., për këtë qëllim.
Hapi 3: Aplikimi për leje pune dhe leje qëndrimi në Danimarkë. Hapi 4 Në rast aprovimi të lejes së punës dhe lejes së qëndrimit nga autoritetet Daneze, Evrope Agency Denmark kryen të gjithë procedurat e nevojshme për akomodimin dhe transportin e aplikantit nga mbërritja në aeroport. Benefite: Në rast të aprovimit të aplikimit për leje pune dhe residencë në Danimarkë nga autoritetet përkatëse Daneze, aplikanti përfiton benefitet e mëposhtme:
1. Leje punë dhe residencë të një vendi të bashkimit Evropian;
2. Kontratë punë një vjeçare kryesisht ne fushën e shërbimeve me të drejtë rinovimi;
3. Mundësinë e lëvizjes së lirë dhe punësimit në gjithë vendet e Bashkimit Evropian;
4. Marrjen e nënshtetësisë (pasaportës) Daneze në momentin e përmbushjes së pesë vjet qëndrim në Danimarkë.
Kriteret
Aplikanti që të aplikojë dhe vijojë më tej me procedurat për këtë program duhet:
1. Të jetë i moshës 18 deri 45 vjeç;
2. Të këtë kryer minimumi shkollën e mesme;
3. Të ketë njohuri mesatare të gjuhës angleze ose daneze;
4. Të jetë i pastër penalisht;
5. Të mos ketë asnjë shkelje ligjore apo probleme emigracioni në asnjë vend
të Bashkimit Evropian ose zonës Shengen. Për të aplikuar dërgoni një CV
tuajën në Anglisht me foto me subjekt “Emigracion Danimarkë” në adresën:
[email protected]
Suedia, 4 vite punë për të marrë vizën e përhershme
Nëse doni që të punoni në Suedi dhe vini nga një vend që nuk është anëtar i BE-së, duhet të keni një leje pune. Nëse keni ndërmend të punoni në Suedi për më shumë se 3 muaj ju gjithashtu duhet të keni një leje qëndrimi. Kjo faqe përfshinë rregulloret që zbatohen në qoftë se ju dëshironi të punoni, ose të filloni një biznes në Suedi. Kushtet për Shqipërinë Kushtet themelore për ta marrë një leje pune janë: ju keni një pasaportë të vlefshme; ju mund ta siguroni jetesën tuaj nga të ardhurat e punës që ju kanë ofruar; të ardhurat minimale në muaj duhen të jenë 13 000 SEK (rreth 1500 €). Përveç kësaj punëdhënësi juaj duhet të: ketë lajmëruar vendin e punës në Suedi dhe vendet e BEsë për së paku 10 ditë (për rekrutimin e ri); ofrojnë kushtet e punësimit që janë të barabarta me ato të një marrëveshjeve kolektive në Suedi apo çfarë është e zakonshme në kuadër të profesionit ose sektorit; japin sindikatave mundësinë për të shprehur një opinion mbi kushtet e punësimit në ofertën e punës. Ata që marrin lejen e qëndrimit do tu jepet një kartelë si dëshmi e lejes së qëndrimit.
LAJMET MË TË LEXUAR NË CHISINAU
Kur ju hyni në Suedi, ju duhet të tregoni kartelën tuaj së bashku me një pasaportë të vlefshme. aplikimi për leje pune Nëse doni që të punoni në Suedi ju duhet, në shumicën e rasteve, të aplikoni për leje pune në vendin tuaj të lindjes apo një vend tjetër jashtë Suedisë ku jeni banues. Megjithatë, në disa raste ju mund të aplikoni për një leje pune në Suedi përmes faqes zyrtare të emigrimit. aplikimi Dokumenetet që nevojiten për aplikimin janë: oferta e punës (ka një formë të veçantë për oferta pune të cilat punëdhënësi në Suedi mund t’i shkarkojë nëpërmjet faqes së internetit www.migrationsverket.se); kopja e pasaportës, afati i vlefshmërisë së pasaportës dhe nëse keni leje qëndrimi në një vend tjetër, kopjen e saj; dëshmia që keni paguar tarifën e aplikimit. Duhet të keni parasysh se aplikimin për një leje pune mund të bëni edhe përmes internetit te faqja zyrtare e migrimit dhe nëse ju përdorni këtë metodë, atëherë vendimin do e merreni më shpejt duke siguruar se zyra e migracionit nuk ka nevojë të kërkojë më shumë informacione.
Në Suedi Ju duhet të vizitoni njërën prej zyrave të migrimit, seksionin e lejeve për t’i dhënë shenjat e gishtërinjve dhe të fotografohuni. Këtë zakonisht mund ta bëni edhe kur ta paraqitni kërkesën personalisht por gjithashtu zyra e migrimit mund t’ju thirr edhe në një datë të mëvonshme. Keni parasysh se këto procedura duhet t’i bëni edhe nëse aplikoni online përmes internetit apo përmes postës. Nëse ju jepet një leje qëndrimi, kartela e lejes së qëndrimit do të dërgohet te adresa juaj e regjistruar. Vlefshmëria e lejes së qëndrimit Ju do të merrni një leje qëndrimi dhe pune që mbulon periudhën përkatëse, periudha maksimale e vlefshmërisë për lejen tuaj është 2 vjet. Kjo do të thotë që ju do të merrni një leje për dy vjet, edhe nëse punësimi zgjat deri në një periudhë të mëtejshme. Ju do të merrni një leje të shkurtër në qoftë se është e vështirë të vendosë për sa kohë zgjat koha e punësimit, për shembull nëse puna juaj është dhënë në një ndërmarrje të re. Kur leja juaj e vjetër skadon ju mund të aplikoni për një zgjatje. Pas 4 viteve ju mund të merreni një leje qëndrimi të përhershme. Ndryshimi i punëdhënësit Për dy vitet e para të qëndrimit, leja e punës është e kufizuar vetëm të një punëdhënës dhe një profesion të caktuar.
Për këtë arsye, ju do të duhet të aplikojë për një leje pune të re, nëse ju ndryshoni punëdhënësin ose profesionin gjatë dy viteve të para. Nëse leja e punës është vazhduar pas dy viteve, ju mund të ndërroni punëdhënësin por ende jeni të kufizuar të ndërroni profesionin prandaj edhe këtu nëse ndryshoni profesionin, ju duhet të aplikoni për një leje të re. punësimi përfundon Një leje pune dhe qëndrimi në Suedi është gjithmonë e përkohshme. Nëse ju e humbni punën tuaj dhe nuk gjeni punë të re brenda 3 muajve, zyra e migrimit mund të anulojë lejen tuaj të qëndrimit. Nëse ju merrni një punë të re, duhet të dorëzoni një aplikim të ri për një leje pune vetëm nëse leja ka afat gjithashtu për punën e re. Lejet për anëtarët e familjes Familja juaj mund të marrë leje qëndrimi për të njëjtën periudhë që juve u është lëshuar leja e banimit dhe punës. Nëse punësimi do të zgjatë më shumë se gjashtë muaj, anëtarëve të familjes gjithashtu mund t’u jepet leja e punës. Anëtarët e familjes konsiderohen: bashkëshorja/ti dhe fëmijët nën moshën 21-vjeçare.
Punësimi sezonal në Itali, miratohet dekreti për 2017-n
Një dekret për punësimin se zonal është miratuar javën e kaluar nga parlamenti italian, përmes të cilit mundësohen prurje të reja për punësime – sezonale dhe konvertime leje qëndrimesh. Nga teksti i dekretit të flukseve 2017, që pritet të botohet këtë në Gazetën Zyrtare, do të vihen në dispozicion 30 850 kuota. Punët sezonale Sipas dekretit, 17 000 hyrje për punonjës sezonalë janë të përcaktuara për sektorin bujqësor dhe turistik (2000 nga këto u rezervohen autorizimeve shumëvjeçare). Punonjësit mund të jenë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia etj. Shtetë- sia nuk ka rëndësi për ata që kanë qenë në Itali si punonjës sezonalë gjatë viteve të shkuara. 500 hyrje janë të dedikuara për punonjës të huaj josezonalë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të tekstit unik për imigracionin.
Dekreti akordon edhe kuota për 100 punonjës të pavarur apo të varur josezonale me origjinë italiane (pasardhës deri të shkallës së tretë) rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil si dhe 2400 hyrje për punonjës të pavarur. Aplikimi Aplikimet pritet të nisin në fund të muajit mars, ndërsa punëdhënësit mund të përgatisin kërkesat e punësimit në portalin e ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Për punëdhënësit që kanë vendosur ta bëjnë personalisht kërkesën mund të kërkojnë edhe ndihmën e shoqatave të kategorisë. Shqiptarët që kërkojnë të punojnë në Itali, duhet të kontaktojnë me punëdhënësit për një vend pune.
Përparësi do të kenë ata punonjës të cilët e njohin shumë mirë gjuhën italiane dhe kanë punuar më parë nëpërmjet kuotave për punësim sezonal. Sipas udhëzimit, do të pranohen si punonjës sezonalë edhe shqiptarët që kanë qenë në Itali vitet e fundit, pavarësisht nga vendi i lindjes. Sektorët kryesorë ku kërkohen më shumë punonjës janë bujqësia dhe turizmi. Bujqësia është sektori ku ka më shumë vende të lira dhe pagat variojnë nga 500-1000 euro. Kryesisht në këto sektorë pranohen ata shqiptarë, të cilët kanë qenë në Itali si emigrantë dhe më pas janë rikthyer në Shqipëri. Për të fituar një vend pune si punonjës sezonal duhet që aplikuesit të kontaktojnë patjetër me punëdhënësit që kanë punuar më parë. Gjatë kohës së punësimit sezonal, shpenzimet e akomodimit mbulohen nga punëdhënësi. Aplikimi i ri mund të bëhet në fund të marsit dhe do të jetë për kuotat e këtij viti. Vitin e kaluar kanë aplikuar qindra shqiptarë, ku shumë prej tyre zunë një vend pune, nëpërmjet kuotave për punonjës sezonal. Shqiptarët kanë përparësi për kuotat që miraton qeveria Italiane.
Konvertime
Dekreti autorizon konvertime në leje qëndrimi për punë të varur konkretisht për:
5750 leje qëndrimeve për punë
sezonale;
4000 leje qëndrimeve për studime,
praktikë pune dhe/ose formim
profesional;
500 leje qëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga
vende të tjera europiane;
Parashikohen gjithashtu edhe konvertime në leje qëndrime për punë
të pavarur të:
500 leje qëndrimeve për studime,
praktikë pune dhe/ose formim
profesional;
100 leje qëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga
vende të tjera europiane.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.
Genti
24 Janar, 2019 në 1:31 pm
Pershendetje jam I interesuar per nje pun ne norvegji
Bori
6 Shkurt, 2019 në 3:58 pm
Jam i interesuar per nje pun ne danimark
Alfred Nikolli
25 Shkurt, 2019 në 9:09 am
Persh Jam Alfred nikolli .. 31 vjec profesjon hekurkthyes me eksperjenc pune 13 vjecare deshiroj te punesohem ne norvegji ky asht nunri i kontaktit
00355693577022
0038269730283