Tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e veshkave
Tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e veshkave
Tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni) është shkaktari kryesor i sëmundjeve të veshkave dhe dështimit të tyre (faza fundore e sëmundjes renale). Hipertensioni mund të shkaktojë dëmtimin e enëve të gjakut dhe filtrave në veshka, duke e bërë largimin e mbeturinave nga trupi të vështirë. Pasi një person është diagnostikuar me sëmundje renale në fazën fundore , dializa – një proces i pastrimit të gjakut – ose një transplant veshkash janë të domosdoshme.
Cilat janë simptomat e sëmundjes së veshkave?
Simptomat e sëmundjes së veshkave janë:
-Tensioni i lartë në përkeqësim e sipër i gjakut;
-Ulja e sasisë së urinës ose vështirësi në urinim;
-Edema (bllokim i lëngjeve), sidomos në gjymtyrët e poshtme;
-Një nevojë për të urinuar më shpesh, sidomos gjatë natës.
Si diagnostikohet sëmundja e veshkave?
Siç ndodh me tension e lartë, ju mund të mos e kuptoni se keni sëmundje të veshkave. Disa teste laboratorike mund të tregojnë nëse veshkat i kanë larguar mbeturinat si duhet. Këto teste përfshijnë kreatininën në gjak (serum kreatinin) dhe nivelet e ureas së azotit në gjak. Nivelet e larta të njërës apo tjetrës, mund të tregojnë se ka dëmtime të veshkave. Proteinuria, proteinat e tepërta në urinë, është gjithashtu një shenjë e sëmundjeve të veshkave.
Kush është në rrezik për t’u prekur nga sëmundjet e veshkave, për pasojë të tensionit të lartë të gjakut?
Sëmundjet e veshkave të shkaktuara nga tensioni i lartë i gjakut prekin çdo grup dhe racë. Megjithatë, disa grupe janë në rrezik më të lartë, duke përfshirë:
-Afro-amerikanët;
-Hispaniko-amerikanët;
-Amerikanët autoktonë;
-Banorët vendas të Alaskës;
-Njerëzit të cilët kanë diabet;
-Njerëzit me një histori familjare të hipertensionit dhe sëmundjeve të veshkave.
Si mund t’i parandalojmë sëmundjet e veshkave?
Për të parandaluar dëmtimin e veshkave nga tensioni i lartë:
-Mundohuni të mbani tensionin e gjakut nën kontroll;
-Sigurohuni që ta masni tensionin e gjakut në mënyrë të rregullt;
-Ushqehuni në bazë të një diete të përshtatshme;
-Bëni stërvitje të moderuar, si ecje 30 minuta në ditë;
-Merrni medikamentet që ju thotë mjeku.
Si trajtohen sëmundjet e veshkave?
Për pacientët që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e veshkave, trajtimi më i rëndësishëm është mbajtja nën kontroll e tensionit të gjakut, përmes ndryshimeve në stilin e jetesës. Frenuesit e enzimave angiotenzinë-konvertuese dhe bllokuesit e receptorëve angiotenzinë II (ARB – këto janë medikamente farmaceutike) mund të ulin tensionin e gjakut dhe të mbrojnë veshkat nga dëmtimi i mëtejshëm.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu