Lidhu me ne

Gatime

Patatja e ëmbël, ilaçi natyror për diabetin

Patatja e ëmbël, ilaçi natyror për diabetin
Gjaku grupPatatja e ëmbël ka një ngjashmëri të madhe me pankreasin dhe gjithashtu nxit funksionimin e shëndetshëm të këtij organi. Këto lloj patatesh janë të pasura në beta karoten, i cili është një antioksidant fuqishëm që mbron të gjitha indet e trupit, duke përfshirë pankreasin nga dëmtimet që lidhen me kancerin ose plakjen”- thonë shkencëtarët.
Kur diagnostikoheni me diabet mjeku do t’ju thotë të qëndroni larg disa ushqimeve. Sidomos atyre ushqimeve që kanë përmbajtje të lartë karbohidratesh, po ashtu larg ëmbëlsirave, makaronave, bukës, orizit, cerealëve të mëngjesit me sheqer dhe pijeve të tjera që mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak vetëm pak minuta pas ngrënies. Me kalimin e kohës, kjo mund të dëmtojë enët e holla të gjakut dhe mund të çojë në sëmundje zemre, verbërim, sëmundje veshkash, sulm në tru etj.
Diabetikët mund të konsumojnë në dietën e tyre karbohidrate të cilat treten më ngadalë, si ato perime që nuk përmbajnë niseshte, po ashtu mund të konsumojnë fruta të freskëta, arra dhe pataten e ëmbël për të qëndruar sa më të shëndetshëm dhe për të mos përkeqësuar më tej sëmundjen e tyre.
Nëse krahasojmë pataten e zakonshme me pataten e ëmbël, niveli i glicemisë është tepër i lartë tek patatet e bardha, pavarësisht nëse ato janë të pjekura, të skuqura apo të gatuara gjellë. Kjo do të thotë se karbohidratet e tyre shndërrohen menjëherë në sheqer, që ndikon në nivelin tuaj të gjakut. Pra, evitoni konsumin e patates nëse vuani nga diabeti. Nga ana tjetër indeksi glicemik tek patatja e ëmbël është më i ulët, që ndihmon diabetikët të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit.
“Të konsumosh patate të ëmbël në sasi të konsiderueshme do t’ju ndihmojë të ruani nivelet normale të sheqerit në gjak dhe të qëndroni të shëndetshëm.
Një patate e ëmbël mesatare përmban 26 gramë karbohidrate, një pjesë e të cilave janë fibra. Fibrat nuk shtojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit rekomandohet që të konsumoni më pak se 45 – 60 gram karbohidrate çdo vakt, që përkthehet se ju mund ta përfshini pataten e ëmbël lehtësisht në planin tuaj dietik. Për shembull, ju mund të konsumoni një patate të ëmbël mesatare e cila ka 22 gramë karbohidrate, duke shtuar ushqime të tjera që nuk kanë përmbajtje karbohidratesh siç janë salmoni, brokoli dhe gjalpi. Po ashtu në vaktin tuaj mund të shtoni kosin dhe boronicën. Konsumoni kos çdo ditë. Në mes të vakteve diabetikët mund të konsumojnë mollë jeshile me pak kanellë sipër. Është mënyra më e mirë natyrale për të ulur sheqerin.
Patatet e ëmbla janë një zgjidhje shumë e mirë për diabetikët. Mund t’i piqni në furrë derisa të zbuten dhe më pas i konsumoni.
Patatja e ëmbël është një burim i shkëlqyer i mineraleve siç është kaliumi dhe magnezi të cilat mund ta reduktojnë tensionin e lartë të gjakut.
Gjithashtu ajo mund të ndihmojë tepër në uljen e nivelit të stresit, sepse plotëson kërkesat e trupit sidomos në gjendje stresi. Patatet e ëmbla janë të pasura me betakaroten, vitamina të tjera dhe fibra që e ndihmojnë organizmin t’i shpërbëje karbohidratet në mënyrë të ngadaltë dhe të vazhdueshme.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore4 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar4 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix4 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar4 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar4 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix5 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix5 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix5 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix5 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook