Lidhu me ne

Radar

Çfarë është diabeti?

Dhjetë fakte të rralla që nuk i dini rreth diabetit
DiabetDiabeti është një gjendje në të cilën trupi i njeriut është i paaftë për të rregulluar veten, qoftë edhe duke prodhuar sasi të pamjaftueshme insuline ose të tregohet rezistent ndaj insulinës. Ka një listë të pafundme rreth efekteve anësore që kanë të bëjnë me të, të cilat nuk kufizohen vetëm me këputjen apo verbërinë, dhe numri i tyre sa vjen edhe rritet. E lidhur gjithashtu me obezitetin, diabeti prek njerëzit e të gjitha llojeve të fizikut, ku pjesa më e madhe nuk kanë mjaftueshëm ushqim për të ngrënë. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, rreth 382 milion njerëz në të gjithë botën vuajnë prej tij, dhe mendohet se kjo shifër do të rritet deri në 592 milion, deri në vitin 2035. Ndërkohë që medikamentet dhe shërbimi i kujdesshëm shëndetësor mund ta zgjasin jetën në mënyrë mbresëlënëse, në vende si, Afrika nën-Sahariane, ku burime të tilla janë të kufizuara, 75% e vdekjeve që vijnë nga diabeti shkaktohen në mesin e atyre që janë nën moshën 60-vjeçare.
10. Uiski
E ëmbla e diabetit, që ndryshe etiketohet si “urinë e ëmbël”, e cila lidhet me faktin se ata që janë të prekur teksa urinojnë nxjerrin nëpërmjet këtij procesi një sasi jo të vogël sheqeri. Përpara se të aplikoheshin metodat moderne të testimit, doktorë, në rast se do të dyshonin për dikë që vuante nga diabeti, do të testonin një sasi urine të personit të prekur. Fatmirësisht ato ditë i takojnë të shkuarës, por sado e çuditshme mund të duket, njerëzit vazhdojnë të konsumojnë urinën e diabetikëve. James Gilpin i Londrës, prodhon atë që njihet si, ‘Gilpin Family Whiskey’, një pije e cila bëhet duke marrë urinën e pacientëve më të moshuar diabetikë dhe filtrohet. Sheqeri që ndodhet tek urina fillon procesin e fermentimit, dhe brenda disa javëve, prodhohet një uiski më se i shërbyeshëm, edhe pse Gilpin mendon se ajo do të ishte akoma më e mirë pas disa kohësh po të lihej në një shishe dhe të vjetrohej.
9. Wilford Brimley
Nëse dikush do të konsiderohej imazhi ose ‘fytyra’ e diabetit, ai patjetër që do të ishte Wilford Brimley. I njohur për portretizimet e tij si një person i ashpër apo si një burrë i mbushur dhe i vjetër, ai ka performuar në një duzinë filmash, duke përmendur këtu ‘The Natural’, ‘Cocoon’, and ‘The Firm’, paralelisht me projekte komerciale si Quarker Oats. Që kur diabeti mori hov si sëmundje prej vitit 1979, Brimley ka qenë një avokat i palodhur për kauzën e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje, duke vizituar spitale dhe shkëmbyer këshilla me të sëmurët.
Ai gjithashtu ka shërbyer si zëdhënës për ‘Liberty Medical’, një shoqëri e cila merret me dërgesat e ndihmës për diabetin dhe diabetikët. Po aq çuditshëm, Brimley veç të tjerash, në mënyrë kontradiktore ka pëlqim për sportin e “luftës së gjelave”, dhe ka ‘luftuar’ që këtë sport “gjakatar” ta shpëtojë nga të qenit një sport i ndaluar.
8. Kafshët
Njerëzit nuk janë të vetmit që vuajnë nga diabeti. Fatkeqësisht, edhe miqtë tanë të mbuluar me qime mund ta marrin këtë sëmundje. Maçokët dhe qenushet femra kanë më shumë probabilitet që të zhvillojnë kushtet më shumë të favorshme në krahasim me palën tjetër të tyre. Diabeti tek kafshët ka më shumë shkaqe të ngjashme sikurse edhe tek njerëzit, kjo ka të bëjë me gjenetikën, dietën, dhe mungesën e ushtrimeve. Zotërit që i mbajnë kanë prirjen t’i trajtojnë si të vegjlit e tyre. Gjithashtu shumë kafshë mbahen larg punëve dhe nuk kanë një gjë për të bërë, përveçse të sillen rrotull shtëpisë apo ta bëjnë këtë gjë, me raste, jo shumë metra larg dhe jashtë shtëpisë. Ashtu si edhe njerëzit, kafshët kanë nevojë për insulinë për të mirëmbajtur dhe rikuperuar shëndetin. Insulina është e llojit oral, pra që mund të merret nëpërmjet gojës, ose nëpërmjet injektimit, dhe këto janë të përshtatshme edhe për ta, por qentë në mënyrë tipike nuk i përgjigjen mirë insulinës në rrugë orale. Qentë e vegjël, zakonisht, kanë nevojë për dy doza në ditë, ndërsa qentë e mëdhenj, zakonisht mund të mjaftohen edhe me një. Por siç mund ta mendoni ky trajtim është edhe shumë, por shumë i shtrenjtë.
7. Verbëria
Një tjetër simptomë e pakënaqshme e diabetit është dëmi që shkaktohet tek kapilarët dhe enët e gjakut tek sytë. Të prekurit mund të vuajnë nga mjegullimi i shikimit ose nga verbëria e plotë. Kushtet si kataraktet apo glaukoma, keqësohen për shkak të diabetit, por ngjarja më e zakonshme në këtë mes është ai disfunksion që njihet si ‘retinopati’. Retinopatia zhvillohet në katër faza destruktive (shkatërruese) në rritje, ku enët e gjakut që furnizojnë retinën, fryhen dhe bllokohen. Teksa ky proces progreson, muret e enëve të gjakut bëhen jashtëzakonisht të holla dhe në këtë rast fillojnë edhe të pikojnë. Fillimisht kjo do të duket si vatër lundruese në fushën e shikimit, por mund të keqësohet akoma më tepër në rastin e një rrjedhjeje të keqe. Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, 28.5% e diabetikëve rreth të 40-ve dhe më lart, vuajnë nga një formë e retinopati-së.
6. Insulina
Hormoni i insulinës nuk ishte zbuluar deri në vitin 1921. Përpara kësaj, gjenerimi i tipi të parë të diabetit përbënte një ngjarje vdekjeprurëse, dhe spitalet ishin të mbushur me reparte me fëmijë që lëngonin nga kjo e keqe. Insulina u evidentua dhe u izolua si hormone në Universitetin e Torontos, nga një ekip bashkëpunues, i udhëhequr nga shkencëtari Frederik Banting. Njeriu i parë i cili e administroi insulinën, të cilën e përftuan nga një buall 14-vjeçar, i quajtur Leonard Thomson, i cili ishte duke ngordhur në spitalin e përgjithshëm të Torontos. Ai mori dozën e tij të parë në 11 Janar të vitit 1922.
Fatkeqësisht, insulina që ata përdorën ishte e papastër. Ata i dhanë Thomson-it një version të përmirësuar të porcionit të insulinës, 12 ditë më vonë, dhe shëndeti i tij u përmirësua në mënyrë të menjëhershme. Më pas ata filluan të jepnin doza insuline për shumë fëmijë që ishin në prag të vdekjes dhe u ‘zmbrapsën’ për të parë më mirë mrekullinë që solli zbulimi i tyre, i cili mori origjinë prej aty. Vitin pasardhës, Frederik Banting-ut i’u akordua çmimi Nobel në mjekësi. Ai dhe ekipi i tij, mund të kishin nxjerrë fitime prej bilionash nga insulina, por ata kishin në mëndje idealin e të mirës, dhe ia dorëzuan patentën e shpikjes Universitetit të Torontos vetëm për gjysëm dollari.
5. Historia
Diabeti ka pllakosur njerëzimin për mijëra vjet, dhe është përshkruar në dorëshkrimet e lashta Egjiptiane që në vitin 1550 para Krishtit. Jo çuditërisht, kjo sëmundje ishte disi e rrallë në të kaluarën. Në kohën që ndërtoheshin piramidat, nuk ishte mundësia ta ushqeheshe me petulla të ëmbla si ekskluzivitet 24-orësh, ndaj edhe shumica e njerëzve mbijetuan falë një diete të thjeshtë që u shërbente si mjet jetese. Ata që manifestuan simptomat e njohura të diabetit, me shumë mundësi që ishin të prekur nga tipi 1 i diabetit (i cili përbën vetëm rreth 10% të rasteve në ditët e sotme).
Doktorët në Indi e njohën dhe arritën ta shquanin diabetin në atë kohë. Ata e quanin atë ‘madhumeha’, që do të thotë “urinë si prej mjalti”, dhe vunë re se kjo lloj përbërje do të tërhiqte edhe milingonat. Lidhja që qëndron midis diabetit dhe pankreasit do të përcaktohej në vitin 1889, kur fizikantët Oskar Minovski dhe Jozef von Mering, u interesuan për mënyrën se si pankreasi përshtatet në procesin tretës. Këta zotërinj hoqën pankreasin e një qeni, dhe disa ditë më vonë vunë re disa shtëllunga fluturakësh të vegjël që ushqeheshin me urinën e qenit, e cila ishte shumë e pasur me sheqer.
4. Tipet
Ekzistojnë të paktën tre tipe të ndryshme të diabetit, dhe me shumë mundësi disa të tjerë më shumë që janë të paklasifikuar. Tipi 1 i diabetit është i fshehur, dhe manifestohet në mënyrë tipike tek fëmijët e vegjël dhe nuk është i lidhur me stilin e të jetuarit. Tipi 2 është përgjithësisht i lidhur me zgjedhjet e varfëra për shëndetin, si p.sh mbingrënia, mungesa e ushtrimeve fizike, dhe stresi i zgjatur. Gratë shtatëzëna mund të zhvillojnë tipin e 3-të , diabetin e ngjizur, i cili shoqërohet me dëme si për nënën edhe për fëmijën. Ky lloj diabeti ka tendencën që të pastrohet osë të përforcohet më tej pas lindjes. Në vitet e fundit, shkencëtarët kanë filluar gjithashtu të sugjerojnë se sëmundja e Alzheimer-it mund të jetë faktikisht një formë e diabetit. Ata mbrojnë tezën se truri njerëzor, bashkë me pjesën tjetër të trupit, bëhet rezistent ndaj insulinës dhe ndihmon kështu në zhvillimin e pllakave proteinike, të cilat në thelb shkatërrojnë aftësinë konjitive ose njohëse. Teksa lidhja midis diabetit dhe sëmundjes së Alzheimer-it nuk ka qenë e mundur të konstatohet tërësisht, njihet rreziku se të prekurit nga diabeti kanë dyfish shanse të zhvillojnë më vonë në jetë, kushtet e një çrregullimi mendor të quajtur ‘dementia’.
3. Dieta
Lidhja midis konsumit të sheqerit dhe diabetit është tërësisht e përcaktuar dhe e pranuar. Studimet e kryera tregojnë se sheqeri ndikon tek mëlçia dhe pankreasi, në një mënyrë shumë ndryshe nga ushqimet e tjera, duke ndikuar që trupi të bëhet shumë rezistent ndaj insulinës. Një tjetër burim sheqeri në dietën e njerëzve, të cilin ata nuk e marrin shumë në konsideratë është edhe konsumimi i pijeve. Çaji i ftohtë, lëngu i frutave dhe veçanërisht ‘soda’ përmbajnë sasi të shumta sheqeri, një shishe jo shumë e madhe Coca-Cola përmban rreth 39gr sheqer, më shumë sesa një çokollatë Snickers. Duke marrë parasysh që shumë njerëz do t’ia lejojnë vetës edhe 3 ose 4 shishe Coca-Cola në ditë pa iu dredhur qerpiku, sasi e sheqerit ne trup mund të rritet në mënyrë të frikshme. Ushqime të tjera mund të luajnë edhe ato një rol jot ë vogël në zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Nitratet (të cilat janë edhe kancerogjene) mund të ndikojnë tek AND-ja dhe të bëhen shtysë për sëmundje që lidhen me moshën, duke përfshirë diabetin, Alzheimer-in dhe Parkinson-in. Nitratet gjenden kudo, veçanërisht tek mishi i konservuar, proshuta, djathi dhe birra.
2. Koma
Ata që janë të prekur nga lloje të ndryshme të diabetit duhet të kontrollojnë sa më shpesh nivelin e sheqerit në gjak. Nëse ai do të paraqitej shumë i lartë (hiperglicemia) apo shumë i ulët (hipoglicemia), ka rrezik që personi të shkojë në koma diabetike. Fatmirësisht, simptomat e tjera si etje e madhe, ethe dhe dhimbje koke shfaqen më përpara dhe krijojnë mundësinë që personi i prekur të kërkojë ndihmë përpara se të kalojë në atë gjendje të pavetëdijshme.  Përpara viteve 1970, kur u shpikën matësit e glukozës së gjakut, kjo gjë nisi të ndodhte disi më shpesh. Komat diabetike janë veçanërisht të rrezikshme për ata persona që jetojnë vetëm, të cilët mund edhe të mos vihet re ajo që i ndodh. Nëse lihet i patrajtuar, diabeti mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të trurit, madje deri edhe vdekjen. Tragjikisht mjaftueshëm tek motoristët diabetikë vetëm ca doza të vogla glukoze më tepër, mund të shkaktojnë probleme të befasishme të mungesës së orientimit dhe vështrimit.
1. Këputja
Diabeti, ashtu siç e kemi përmendur, shoqërohet me një listë të gjatë ndërlikimesh. Njëri nga më të këqijtë është një gjendje e quajtur ‘neuropatia diabetike’, e cila përbën një dëmtim të enëve të gjakut, të cilat furnizojnë nervat. Ky dëmtim manifestohet si një mpirje, dhimbje apo një ndjesi gjilpërash shpuese, veçanërisht, tek fundi i këmbëve. Shpesh, diabetikët vuajnë nga sëmundje arteriale periferike, të cilat e kufizojnë rrjedhjen apo qarkullimin e gjakut tek këmbët.
Këto kushte të lidhura bashkë duken si një “recetë drejt fatkeqësisë”, lëkura thahet dhe fiton shumë ndjeshmëri, dhe ka shumë të ngjarë të zhvillojë ulçerën. Mungesa e qarkullimit, e bën infeksionin të vështirë për t’u luftuar, edhe me ndonjë trajtim të menjëhershëm mjekësor, kështu që gjendja e këputjes bëhet e nevojshme. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, afërsisht 65 mijë e 700 raste të gjendjes së këputjes së gjymtyrëve të ulëta, janë evidentuar në vitin 2006 si rezultat i diabetit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook