Nga Xhabir Tabaku

Nga larg kundroj me imagjinatë të vogët
Gjetht e blinit tek bien trotuarëve të Shkodrës.
Ngjyrën e agimit të bukur si një xhami e gjelbërt
Kalanë që karshi më rri sikur e ngrirë
Dashnorët rrugëve përqafur;
Ajo këndon… ai i pirë.
Taraboshi – dëshmitari ma i vjetër n’vëzhgime
Nji piktor që ngjyron telajon në vaj,
Të nji lypsi rom, me dorë të shtrime…