Temperatura e lartë është simptomë e shpeshtë në fëmijëri, e cila te prindër pa edukatë mjekësore dhe pa eksperiencë të mjaftueshme shpesh shkakton stres dhe reaksion paniku.
Prandaj, lexojeni me kujdes këtë tekst! Cila temperaturë llogaritet si normale kur fëmija është e shëndoshë?
Temperatura trupore normale tek fëmijët është 37 gradë C.
Gjatë ditës mund të ulet nga 36.10 C në mëngjes deri 38 gradë C vonë pasdite, por fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është aktiv.
Si matet temperatura?
Me prekje të zakonshme të ballit, fytyrës dhe stomakut, nënat mund të orientohen se a ka fëmija temperaturë të lartë. Megjithatë, mënyra e vetme e sigurt, që të vërtetohet se fëmija ka temperaturë të lartë është që të matet ajo. Temperatura trupore mund të matet në zorrën e trashë (rektum), në gojë dhe nën sqetulla (aksilë). Mos përdorni shirita që vendosen në ballin e fëmijës ose termometra që nuk duken të sigurtë.
Cila temperaturë llogaritet si e lartë?
Në përgjithësi, llogaritet se temperatura është e lartë, nëse temperatura rektale (në pasdalje) është mbi 38°C, orale (në gojë) mbi 37.8°C ose aksilare (nën sqetulla) mbi 37.2°C.
A është e rrezikshme për fëmijën temperatura e lartë?
Zakonisht temperatura nuk është e rrezikshme, as që mund ti bëj keq fëmijës, me përjashtim kur është e lartë (mbi 41.10), kur mund të ketë efekte të padëshirueshme mbi funksionin e trurit.
Në fakt, temperatura e lartë gjatë infeksioneve është e dobishme për organizmin. Në kushte të temperaturës së lartë, mikroorganizmat (shkaktarët e infeksioneve) shumëzohen më ngadalë, dhe krijojnë më pak produkte toksike. Temperatura i zmadhon aftësitë e organizmit të luftojë me infeksionet dhe e zmadhon efikasitetin e antibiotikëve.
Si e rregullon organizmi temperaturën trupore?
Temperatura trupore rregullohet përmes qendrës që është e vendosur në pjesën e trurit e quajtur Hipotalamus. Temperatura shfaqet kur ky “termostat” është i zhvendosur, në vlera më të larta se normalja.
Cilat janë shkaqet më të shpeshta për ngritje të temperaturës?
Ngritja e temperaturës mund të shkaktohet nga substanca që lirohen në organizëm, si përgjigje ndaj infeksionit, kancerit, disa sëmundjeve joinfektive (p.sh..artriti reumatoid juvenil), disa barëra dhe vaksina.
Afatshkurt, temperatura mund të ngritet gjatë lodhjes, nëse temperatura e jashtme është shumë e lartë ose nëse fëmija pranon ushqim të nxehtë dhe pije të nxehta.
Në këta raste nuk bëhet fjalë për temperaturë të vërtetë. Organizmi orvatet që me djersitje ta ul temperaturën drejt normales. Përkundrazi nga mendimi i përhapur, dalja e dhëmbëve nuk shkakton temperaturë. Më shpesh temperatura e lartë është simptomë, e cila shfaqet në suazat e ndonjë sëmundjeje infektive. Zakonisht bëhet fjalë për infeksione virale, temperatura nuk është më e lartë se 38.3-40 C dhe zgjat 2-3 ditë.
Si të hetoj që fëmija im ka temperaturë?
Fëmijët zakonisht shfaqin simptoma që janë të lidhura me sëmundjen ekzistuese, që ka sjell deri te ngritja e temperaturës (p.sh. kruarje te ethet, kollitje te infeksionet respiratore, dhembje te infeksionet e veshit). Vetë ngritja e temperaturës shkakton përshpejtim të frymëmarrjes, të pulsit, ethe dhe djersitje. Ethet janë shenjë se organizmi mundohet ta risë temperaturën; djersitja tregon se organizmi mundohet ta ulë temperaturën. Si efekte anësore mund të shfaqen plogështi, dehidrim i lehtë, ndonjëherë çrregullim i vetëdijes dhe konvulsione febrile.
A korrespondon lartësia e temperaturës me seriozitetin e sëmundjes?
Jo çdo herë. Pamja dhe gjendja e përgjithshme e fëmijës sugjerojnë më shumë për seriozitetin e sëmundjes, se sa lartësia e temperaturës.
A mund të sjellë temperatura e lartë komplikime?
Te fëmijët normalë, temperatura e lartë rrallë shkakton komplikime. Nëse fëmija është tepër i nxehtë dhe nuk ka mënyrë që ta eliminojë nxehtësinë mund të shfaqet pika e diellit. Kjo mund të ndodh nëse fëmijë febril vishet shumë ose nëse vendoset në afërsi të burrimit të ngrohtësisë ose nëse lihet në veturë në diell direkt, pa ventilim adekuat.
Humbja e tepërt e lëngjeve që ndodh përmes djersitjes ose përmes frymëmarrjes të përshpejtuar, mund të sjell deri te dehidratimi. Në atë rast, nëna vëren se pelenat që zakonisht janë tepër të lagura, tani janë të thata (urinim i pakët), ndërsa urina është shumë e koncentruar dhe ka erë të fortë. Fëmija i dehidruar është më shumë i prirur ndaj pikës së diellit.
A mund të sjellë temperatura e lartë konvulsione febrile dhe cili është rreziku?
Me këtë emër emërtohen ngërçet të shkatuara nga temperatura e lartë. Vetë ataku duket shumë dramatik. Fëmija përnjëherë e humb vetëdijen, sytë janë të ngulitura lart dhe fillon të dridhet. Edhe pse sulmet e tilla ngjasojnë me ato epileptiket, konvulsionet febrile të pakomplikuara janë të të parrezikshme. Ata mund të përsëriten gjatë një situate tjetër me temperaturë të lartë, por zakonisht nuk sjellin deri te epilepsia, dhe tepër rrallë shkaktojnë dëmtim të trurit. Shfaqen te rreth 4% e fëmijëve, më shpesh në moshë prej 1-3 vjet. Zakonisht zgjasin më pak se 15 minuta. Kujdes! Ndonjëherë konvulsionet e shoqëruara me temperaturë sinjalizojnë inflamacion të cipave të trurit (meningjit) dhe prandaj fëmijët me konvulsione febrile duhet të dërgohen te mjeku.
Kur të drejtoheni te mjeku?
Dërgojeni fëmijën tuaj urgjent te mjeku në situatat që vijojnë: nëse fëmija është më i vogël se 2 muaj, nëse temperatura është më e lartë 40.40 C, nëse zgjohet rëndë, nëse është konfuz ose me vetëdije të çrregulluar, nëse qan dhembshëm, nëse duket shumë i sëmurë, nëse është prezent rreziku për infeksion serioz (p.sh. fëmijë me abnormalitet të imunitetit), nëse ka konvulsione, nëse e ka qafën e shtangur, nëse në lëkurë janë prezente njolla të kuqe (pika), nëse merr frymë vështirë, dhe kjo nuk korigjohet edhe pasi ia pastroni hundën. Në situatat që vijojnë edhe pse nuk është urgjente, prapë se prapë duhet të kosultoni pediatrin.
Nëse fëmija është i moshës prej 2-4 muaj, nëse temperatura është e lartë (400 gradë C) sidomos nëse fëmija është më i vogël se 2 vjet, nëse gjatë urinimit ndjen djegie ose dhembje, nëse i dhemb veshi, nëse çalon gjatë të ecurit (paraprakisht ka ecur normalisht), nëse ankohet për dhembje barku, nëse temperatura zgjat më shumë se 72 orë, nëse ka temperaturë më shumë se 24 orë pa arsye të qartë, nëse temperatura është ulur më gjatë se 24 orë dhe pastaj është shfaqur sërish
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu