Kjo është një guidë në lidhje me zhvillimet e trurit të fëmijëve nga mosha 0-6 vjeç me informacione interesante dhe të rëndësishme që çdo prind duhet ti dijë.
Ndërkohë që fusha e neuroshkencës është duke bërë përparime të manhitshme ne kemi shumë informacione të rëndësishme tani për të kuptuar sesi funksionon turi i fëmijëve tanë në moshën e hershme. Ky artikull ju jep informacione të përgjithshme që shumë prindër mund ti ndihmoj të kuptojnë dhe të ndikojnë pozitivisht në rritjen e fëmijëvë të tyre.
Zhvillimi i trurit të fëmijës ka një interes të veçantë për ne, pasi shumë zhvillime të rëndësishmë ndodhin në trurin njerëzor në një periudhë tepër të shkurtër kohore gjatë periudhës së fëmijërisë. Këto vite të hershme janë një pjesë kritike e zhvillimit njerëzor dhe specifikisht mbi zhvillimin e fëmijës tuaj kur ai mëson aftësi të pafundme dhe thith sasi të madhe informacioni që do i nevojitet për të funksionuar gjatë gjithë jetës së tij.
Në këtë artikull, ne dëshirojmë t’ju pajisim me një udhëzues lehtësisht të kuptueshëm mbi zhvillimet që ndodhin në trurin e fëmijës suaj si dhe disa këshilla si ti mbështesni ato. Ky artikull përfshin shkencën e trurit por nëse jeni të gatshëm të mësoni ju sigurojmë që do kuptoni më mirë se çfarë ndodh me fëmijën tuaj.
Çfarë është truri dhe si funksionon?
Përpara se të zhytemi në informacionin mbi zhvillimet e trurit te fëmijët është me rëndësi të kuptojmë konceptet mbi funksionimin e brëndëshm të trurit njerëzor. Ky nuk është një shpjegim intensive por për atë që po përpiqemi të bëjnë funksionon më së mirë për të ju dhënë kontekstin e çfarë do mësojmë.
Konceptet
Neuroshkenca e njohjes zhvillimore është një fushë e shkencës që bashkon neurologjinë dhe psikologjinë për të ofruar një kuptim më të mirë se si truri fizik prek mëndjen dhe anasjelltas.
Neurone, janë shpesh herë të quajtura nga njerëzit si ‘’qeliza të trurit’’ që janë komponentët kryesorë të trurit dhe të shtyllës kurrizore. Ato transmetojnë mesazhe nga dhe për trurin përmes sinjaleve që kalojnë struktura të njohura si sinapse, që lidhinin ‘’kokën’’ e një neuroni me ‘’bishtin’’ e një neuroni tjetër.
Aksone formojnë bishtin e neuronit.
Myelin është proçesi që mbulon aksonet me një substancë yndyre duke dhënë sinjalin se do të udhëtoj më shpejt përmes një neuroni.
Sistemi nervor përbëhet nga truri dhe palca kurrizore (sistemi qëndror i nervave) dhe nervat. Nervat marrin input nga trupi përmes ndjesive (për shëmbull: ky objekt është i mprehtë) e cila i komunikohet trurit përmes palcës kurrizore. Më pas truri i dërgon një përgjigje që prek zonën e afektuar (për shëmbull: ti largon dorën). Ky ndërveprim ndodh në të njëjtën kohë.
Palca kurrizore është një ind nervash që zgjaton te shpina juaj dhe përfundon në fund të kurrizit, përpara se të përfundoj shpina. Është një rrugë që dërgon informacione shqisash trurit dhe lëvizjes motorike për trurin. Kjo gjithashtu ndihmon të kordinoj reflekset.
Si i dimë se çfarë dimë?
Neuroshkenca përdor mjete të shumta për të mësuar mbi trurin e njeriut, si funksionon dhe si zhvillohet. Dy nga mjetet më të njohura janë FMRI dhe rasti i studimit të miut.
FMRI apo rezonaunca funksionale magnetike është ajo që njerëzit në shkurtim i refohen si skaneri i turirit. Kjo është një metodë jo invazive për të vëzhguar aktivitete të trurit dhe i ndihmon shkencëtarët dhe doktorët të kuptojnë më mirë se cilat pjesë të turit përfshihen në proçese të posatshme, dhe si sëmundja prek aktivitetin e trurit.
Minjt shpesh herë përdoren për të studiuar efektet e ilaçeve dhe mjeteve bioteknologjike në tru si dhe për studime të ndryshme të trurit. Kjo ndodh sepse truri i miut është shumë i ngjashëm me trurin e njeriut.
Zhvillimi i trurit gjatë shtatzanisë
Me siguri nuk habiteni kur ju themi se një sasi e madhe e zhvillimit të trurit ndodh gjatë periudhës së shtatzanisë. Normalisht kjo i shtohet dhe zhvillimeve të mëdha që po ndodhin me embrionin tënd. Ky zhvillim është baza e inteligjencës së foshnjes suaj për të gjithë jetën e tij Në këtë pjese do të diskutojmë sesi rritet truri i bebit gjatë periudhës së shtatzanisë dhe se çfarë ju mund të bëni për ta mbrojtur dhe mbështetur zhvillimin.
Truri i fetusit
Zhvillimi i trurit fillon që në dy javëshin e parë, me forminin e pjatës nervore e cila kthehet në tub nervor që do të mbyllet dhe segmentohet në katër pjese të dallueshëm. Ne shohim pjesën e përparme të trurit, të mesme, të prapme dhe palcën kurrizore.
Të gjitha këto vinë përpara ndërtimit të sistemit kompleks të nervave të foshnjes suaj. I gjithë ky proçes përfundon përpara se të jeni 7 javëshe shtatzënë.
Në javën e 6 të shtatzanisë bebi do filloj të lëviz, dhe ky është vetëm fillimi sepse përpara trimestrit të dytë bëbi juaj është i aftë të thith, gëlltis, ‘’marrë frymë’’, striqet e madje të fus gishtin në gojë!
Pjesa e fundit e trurit për tu matururar përpara lindjes është korteksi celebral, i cili është pjese trurit që kontrollon veprimet e vulnetshme. Kjo pjese e turirt do të jetë relativisht e pazhvilluar në lindje por maturohet brënda viteve të para të jetës së vogëlushit tuaj.
Si mund të ndihmosh?
Ka disa gjëra që ju mund të bëni për ta mbështetur zhvillimin e trurit të bebit, por është me rëndësi të kujtoni se për sa kohë jeni të shëndetshëm nuk ka shumë gjëra që duhet të ndryshoni që të lejoni zhvillohet normalisht. Si gjithmonë me rëndësi është të konsultoheni me mjekun për çdo pyetje që keni rreth shëndetit tuaj dhe të bebit dhe të merrni në konsiderat këshillat e tyre.
Çfarë duhet të shmagni?
Keni dëgjuar pa fund të shmangni drograt, duhanin dhe alkoolin gjatë përiudhës së shtatzanisë por ka dhe disa gjëra të tjera që duhet të shmangni gjithashtu.
Kur i thua një nënë në pritje të mos stresohet duket sikur po kërkon shumë por stresi ka një impakt negative në zhvillimin e të voglit tuaj. Përpiquni të relaksoheni dhe të qëtësoheni sa herë që ju keni nevojë gjatë kësaj periudhe.
Gjithashtu keni dëguar të mos konsumoni vezë të gjalla apo mish të ftohtë të pagatuar gjatë shtatzanisë. Kjo ndodh sepse ka një risk real në zhvillimin e salmoneles dhe listeriosis. Të dyja sëmundje që kalojnë nga adulti te fetusi.
Gjithashtu duhet të kujdesni që të lani e shplani mirë prodhimet që blini në market gjatë kësaj përiudhe për të shmangur konsuminin e pesticideve.
Sëmundje si virusi zeka mund të ndërhynë në zhvillimin e trurit të fetusit. Kujdesu duke përdorur solucione kundëra mushkonjave kur udhëton apo gjatë muajve të verës. Gjithashtu është me rëndësi të mbani një status të mirë të higjenës për t’ju shmangur sëmundjeve të zakonshme.
Ka disa hazarde dhe materiale në disa vënde pune që janë të dëmshme për zhvillimin e fetusit. Ju sugjerojmë të pyesni doktorin tuaj mbi detergjentët e pastrimit, bojrat, nëse punoni në një laburator apo parukeri apo vende të tjera ku mund të kete potencial për ekspozim ndaj material hazarde.
Çdo lloj ilaçi që konsumoni që nga qetësuesat e deri te ilaçet kundër depresionit duhet të përcaktohen nga doktori juaj nëse janë të sigurta për ti vazhduar.
Si të ndihmoni zhvillimin e trurit të shëndetshëm
Mënyra më e mirë për të kontribuar në zhvillimin e shëndetshëm të trurit të fëmijës është të jeni të kujdesshëm për veten tuaj. Kjo nënkupton të siguroheni që ushqeheni mirë, pini vitaminën prenatale që përmban acid folik dhe DHA. Ndërsa për sa i përket ushqimeve konsumoni variacion të frutave, perimeve dhe proteinave. Ndiq të gjitha takimet prenatale me doktorin dhe kujdesu për shëndetin duke marrë peshën në mënyrën e duhur dhe jo me teprim gjatë kësaj periudhe delikate.
Edhe përse nuk ka studime të cilat vërtetojnë se ti vendosësh muzik klasike bebit i bën ata më të zgjuar, disa studime tregojnë se fetusi reagon ndaj muzikës. Prandaj, jepi këndoi bebit, shperhe dashurinë dhe kujdesin dhe ndërvepro për të zhvilluar shqisat e tyre. Por mos vendos kufje te barku pasi mund të jetë dhe tepër e zhurmshme për veshët e tyre super sensitive ose mund ti stresoj. Ujrat amoniatik mund të ndihmojnë me zhumrën dhe lejojnë që të dëgjoj atë që po dëgjon dhe ti në radio.
Fazat e zhvillimit të trurit nga 0-6 vjeç
Nuk mund të ofrojmë një datë të zhvillimit të trurit por do përpiqemi t’ju japim një imazh të gjithë fazave që kalon truri gjatë fëmijërisë së hershme.
Kur i vogli juaj vjen në jetë, shumë punë dhe zhvillim është kryer tashmë, por ka akoma për të bërë. Në lindje fëmija juaj i ka pothuajsë të gjitha neuronet që do i shërbejnë për gjithë jetës së tij, edhe pse truri i tyre është vetëm 25% në masën e trurit të një adulti.
Për shkak se bebi juaj por krijon synapse kjo është një periudhë kritike e të mësuarit.
Me siguri je njohur me termin ‘’pjesa e butë’’ e kokës së foshnjes. Këto pjesë të buta quhen fonatela dhe ekzistojnë sepse kafka e fëmijës nuk është e ngurtë në lindje. Kjo shërben për funksionin e të kaluarit në kanalin e lindjes dhe për ti lejuar vend që truri të rritet në fëmijëri. Në moshën 3 vjeçare truri i fëmijës do të jetë në masën 80% të një adulti.
Në fillim të jetës së femijës tuaj ata do të fillojnë të formojnë sinapse me një ritëm më të shpejt së kurrë në jetën e tyre. Do të fillojnë të prodhojnë më shumë se i duhet dhe jo të gjitha do ja dalin ta shoqërojnë në rritje. Por kjo i lejon ata të mësojnë shumë më shpejtë se të rriturit.
Kush ka fëmijë e di mirë që ata vijnë me personalitetin e veçant, por zhvillimi i turit mund të influencohet shumë nga faktorë të jashtëm. Ajo që ne kuptojmë për natyrën vs. rritjjen ështe se genet furnizojnë formimin e sinapsit ndërkohë që mjedisi e paketon trurin dhe ndihmon të marri vendimit mbi rrugët që do mbajë dhe atë që do të eliminoj. Sa më shumë që përdoret një sinapsë apo një aftësi , ide praktikohet apo dëgjohet aq më e fortë do të behet. Kjo do të thotë se gjërat që përdoren shpesh si gjuha, ecja , qëndrojnë në trurin e femijës ndërkohë që të neglizhuarat zhduken. Ky proçes ndodh dhe me trurin e një adulti por me një ritëm shumë të avashtë.
Për arsye se foshnja juaj por krijon dhe përvetson sinapse , kjo është një periudhë kritike për të mësuar. Do të thotë që pa ushtrime, shumë aftësi do të zhduken. Nëse dëshironi të krijoni aftësi që do kene jetëgjatësi si p.sh një gjuhe e dytë është esenciale ti ekspozoni ndaj saj dhe ta ushtroni në mënyrë konstante. Truri ‘’fleksibel’’ i një fëmijë është një mundësi unike për të krijuar baza solide për gjithë jetën e tyre.
Çfarë po rritet?
Shumë gjëra po ndodhin në atë kokë të vogël! Ja disa gjëra intresante për të kuptuar mbi zhvillimet në trurine bebit tënd.
Kortex visual:
Në lindje i vogli juaj nuk mund të shoh qartë vizioni i foshnjes është i mjergullt dhe mund të njohin vetëm pak ngjyra. Por brënda 6 muajve të parë qelizat në trurin e tyre do të specializohen për të krijuar korteksin visual, neuronet do zgjatohen. Bashkë me përmirësimit fizike në sytë e tyre ata do fillojnë të shohin më qartë brënda 3 muajve të parë. Kur mbushin 6 muajsh ka një përmirësim te perceptimi dhe te fokusi në repertorin e të voglit tuaj dhe ata mund të shohin pothuajse aq mirë sa një i rritur. E ndërkohë që në fillim ata nuk mund të dallojnë mirë, ata dallojnë ngjyra të ndezura, paterna interesante e dramatike si dhe fytrat e nejrezve.
Angazhoji shqisat e tyre duke ruajtur kontaktin me sy, duke bere shprehje fytyre qesharake, e duke i treguar objekte te ndryshme
Truri i vogël
Gjatë vitit në parë të jetës truri i tyre i vogël trefishohet ne masë duke lejuar për zhvillim të shpejtë të aftësive motorike. Fëmija juaj do të bëj progress të shpejtë nga rotullimi, te ecja këmba-dorazi e deri te hedhja e hapave të parë. Inkurajoi duke i angazhuar duart dhe këmbët e tyre me lojëra, lejoji hapsirë dhe kohë për të praktikuar aftësine e re.
Tani truri i bebit mund të marrë dhe të transmetoj mesazhet më shpejt, të trajotojë sinjale të shumta në të njëjtën kohë.
Si të krijoni një mjedis të përshtatshëm për të ndihmuar fëmijën tënd
Ndërveprim social
Njërëzit janë krijesa sociale, prandaj nuk është habi se sjellja sociale ka një efekt të rëndësishëm në trurin tonë dhe ka rëndësi në zhvillimin e fëmijës. Aktivitetet sociale ku një fëmijë është i angazhuar në mënyrë aktive nga prindri apo fëmijë të tjerë inkurajon zhvillimin e shëndetshëm të trurit dhe të aftësive sociale pasi është mënyra më efektive për të mësuar. Duke biseduar me fëmijën tuaj direkt jo vetëm që ndihmon në zhvilliminë e aftësive gjuhësore por ndihmon të mësojnë më shumë.
Dieta
Edhe përse marrëdhenia mes trurit dhe ushqimit është tejet komplekse është e qartë që dieta e duhur gjatë fëmijërisë është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e trurit. Truri jonë ka nevojë për sasi të pafundme energjie dhe vlera ushqimore në mënyrë që të zhvillhet dhe të funksionojë siç duhet. Dieta duhet të jetë e pasur me hekur, proteina, vitamina dhe minerale.
Nëse i porsalinduri juaj po ushqehet me qumësht gjiri do duhet ti jepni shtesë një supplement vitamin D për të anashkaluar defincensën e kësaj vitamine. Kjo ndodh sepse qumshti i gjirit nuk i ka koncetratet adekuate për këtë vitamin dhe sepse shumë bebe i mungon ekspozimi në diell në muajt e parë. Përpiqu që gjatë periudhes që ju jepni gji të konsumoni ushqimet e duhura pasi ato ndikojnë dhe te foshnja.
Aktivitet fizik
Shëndeti i trurit është i lidhur me shëndetin e trupit. Studimet sugjerojnë se ushtrimet në fëmijërinë e hershme mund të përmirësojnë funksionet njohëse. Ju mund të ushtroheni me bebin që në një moshë të vogël si me aktivitete në bark që forcon musujt në bark dhe qafë si dhe përmirësojnë kontrollin e kokës.
Shmang stresin toksik dhe zhvillo marrëdhënie pozitive
Stresi toksik ngacmon dhe stresin te fëmija. Por stresi është një pjese e natyrshme e biologjisë tonë që na lejon ti përgjigjemi shpejtë rrezikut potencial, por kur kjo përgjigje e stresit angazhohet shpesh fillon të dëmtojë trurin dhe trupin. Ajo shkaktohet nga varfëria, ekzposimi ndaj dhunës, apo neglizhimi dhe shëndrohet në toksik kur fëmija nuk ka një marrëdhënie të mirë në familje.
Zhvillimi i arsyes logjike
Gjatë fëmijërisë së hershme fëmija juaj do të marrë vendime duke përdorur një logjikë të paplotë dhe të gabuar pa arsye. Kjo është pjese normale e zhvillimit. Udhëzimet e duhura dhe inkurajimi nga figura autoritare si prindrit apo mësuesit i ndihmon të kalojnë qasjen e thjeshtë e të parit botën rreth tyre. Shkolla apo aktivitetet e shtumta parashkollore e ndihmojnë në këtë zhvillim.
Numërimi
Fëmija juaj do ta ketë të vshtirë të kuptojë se vizualja nuk e treon të gjithë historinë. Nëse një grumbull gjërash duket e madhe ata do të mendojnë se ka më shumë objekte në atë grumbull edhe sikur numëri të jetë i njëjtë. Ndihmoj ta kuptojnë përmes numërimit të objekteve në çdo grup. Kjo do kohë dhe mos u habit nëse fëmija akoma nuk të beson. Ky ushtrim i trurit dhe aktivitet mësues është ndihmues për fëmijë mbi 3 vjeç.
Dallim i ngjashmërisë dhe diferencës
Ndihmoje fëmijën të njohë paterna duke i angazhuar në aktivitete si gjeni diferencën për të ndihmuar në zhvillimin konjiktiv.
Aktivitet i prekjes
Aktivitetet që e detyrojnë fëmijën të prek janë një mënyrë shumë e mirë për ta bërë trurin të funksiojë. Inkurajo ekspolotimin përmes prekjes së materialeve , ngjyrave, muzikës apo ushqimeve të ndryshme. Inkurajo këtë lloj eksplorimi gjatë gjithë kohës.
Mësoji fëmijët të bëjnë pyetje
Kjo metodë shkencorë është një mjet i fuqishëm i zbulimit përdorur nga shkenctarët për zbulimet e tyre. Është gjithashtu e lehtë për t’ja mësuar një fëmijë. Ndërkohe që fëmija do të tentojë te eksperimentoj dhe pyes ‘’Pse?” vet, ju duhet ti ndihmoni të mësojnë të bëjnë pyetjet e duhura. Kur fëmija është kurioz për diçka inkurajoje të testojë hipotezat e veta.
Inkurajoje fëmijën të marri pjesë në zgjidhjen e problemeve të përditshme
Kurt i shkon te kopshti zoologjik në ditën që fakt ai rezulton i mbyllur , lejo që fëmija të marri pjesë në zgjidhjen e problemit. ‘’Ne nuk mund të shkojmë te kopshti zoologjik sot. Çfarë mendon se duhet të bëjmë?” Inkurajoji të konsiderojnë alternativat.
Zhvillimi i memories
Ndërkohë që amnesia e fëmijrisë e bën të pamundur të kujtojmë kujtime përpara moshës 6 vjeçare kjo nuk do të thotë se kujtimet që bëjmë nuk janë të rëndësishme. Fëmijët kanë mundësi të formojnë kujtime stabël dhe të ndërtojnë mënyrën sesi ndërveprojnë me botën.
Tipet e ndryshme të memorjes
Kujtesa eksplicite njohur si deklarative shpesh herë thyeht në rikujtese të fakteve apo rikujtes të eksperiencës, por është memorja që ti e akseson gjatë gjithë kohës. Kjo është kujtesa e parë që fëmijët fillojnë të tregojnë gjatë 3 viteve të para të jetës.
Kujtesa afat-shkrutër ruaj brënda sekondave, afro 15-30 sekonda hyn në tru. Nuk përfshin përpunimin e informacionit që detyron kujtesën të përdoret.
Kujtesa funksionuese është si RAM-i i një kompjuteri. Kjo sepse kujtesa që ruhet në afat-shkrurtrën dhe përdoret për të marrë vendime operon në këtë moment. Kjo është esenciale për rregullimin e sjelljes dhe zgjidhjes së problemit. Fëmijët e kanë në kapacitet jgysëm këtë dhe përmirësohet me moshë dhe praktikë.
Kujtesa afat-gjatë është memorja që ruhet përgjithmonë.
Kujtesa autobiografike është një memorje eksplicite ku kutjesat dhe episodet kombinohen për të krijuar ‘’episode’’ nga jeta e njeriut.
Memorja e foshnjes suaj fillon relativisht e mjergullt dhe rritet gjatë fëmijërisë. Ka disa indikacione që tregojne se foshnjet tregojnë preferencë për zërin e nënës shumë pak kohë pas lindjes dhe bebet 6 muajshe janë të afta të mësojnë dhe kujtojnë marrëdhënien shkak pasojë.
Pasja njohuri e tipit të memorjes dhe kapacitet e saj që posedon fëmija juaj mund të jetë një mjet shumë i mirë për të menaxhuar pritshmëritë që ju keni për ta. Për shëmbull në moshën 7 vjeçare fëmijët kanë akoma probleme në kujtimin komplex që kërkon ndërthurje të elementeve si koha dhe vendi. Kjo e bën të vështirë që ata të mbajnë mënd gjëra që ndrysjojnë bazuar në kontekst, kohë apo vend.
Aftësia e kujtesës e fëmijës suaj do të jetë e rendësishme në jetë. Me rritjen e tyre do ti lejoj të planifikojnë, vendosin objektiva, dhe të përdorin informacion të mëparshëm apo eksperienca për të marrë vendime.
Ndërkohë që nuk do mund ta përshpejtosh proçesin e zhvillimit të memorjes ka disa gjëra që ti mund të bësh për ta mbështetur atë dhe për ta përmirësuar:
-
Kërkoji fëmijës t’ju tregoj një histori- arsyeja e historisë është se luan një rol të madh në kulturën e çdo njeriu. Tregimi i historisë është një mjet i vet zbulimit, komunikimit por edhe memrojes. Historintë mbijetojnë në memorjen tonë më shumë se faktet individuale. Prandaj nqs doni të ndihmoni fëmijën tuaj kërkoj të tregojnë histori që i kanë ndodhur atyre.
-
Përsëritja- fëmija juaj po praktikon mbi kapacitetet e memrojes limituese. Përsëritja është një mjet i thjeshtë për të forcuar lidhjet e trurit dhe memorjes.
-
Lidhjet dhe akronimet- Një strategji është të përdorni lidhjet apo akronimet për ta bërë një ide më lehtësisht për tu mbajtur mënd. Kjo përfshin vizatimin e një foto që përfaqëson iden, apo krijimi i akronimeve të lehta.
Zhvillimi emocional
A keni dëgjuar ndonjëherë termin’’ mature emocioanale’’ apo ‘’inteligjencë emocionale’’?
Nëse një fëmijë nuk ka inteligjencën emocionale për të kujtuar se për çfarë po shpërblehen apo dënohen atëherë shpërblimi apo dënimi nuk ka efekt.
Fëmija juaj do të reagojë direkt ndaj emocioneve të tua pas lindjes, por ka një rrugë të gjatë në zhvillimin e tyre emocional dhe social. Baza e kësaj inteligjence ështe empatia, apo aftësia për të kuptuar se çfarë ndjen tjetri. Ju mund ta inkurajoni zhvillimin e kësaj karakteristike duke demonstruar në ambjentin e bebit duke krijuar një atmosferë të dashur në shtëpi dhe duke i inkurajuar ti trajtojnë të tjerët ashtu siç do dëshironin të trajtoheshin ata.
Elemente të tjera të rëndësishme të inteligjencës emocianale nga emapatia është inteligjenca intërpersonale apo sensi i vetës , emocioneve të tua, avantazhet dhe disavantazhet dhe aftësia për të kuptuar dëshirat dhe motivimet e tjetrit.
Zhvillimi i inteligjencës emocionale përfason sesi ne i shpërblejmë apo dënojmë fëmijët tanë. Nëse një fëmijë nuk ka inteligjencë emocionale për të kuptuar përse po shpërblehet apo dënohet atëherë asnjëra nuk ka efektin e dëshiruar. Prandaj është me rëndësi që ne të inkurajojmë zhvillimin e inteligjencës emocionale. Ja fazat që do kaloj fëmija juaj:
2-3 Muajsh
Foshnja juaj do të filloj të buzëqesh juve si një formë komunikimi.Por dhe do të qaj për të marrë vemendje
9-10 Muajsh
Përmirsimi i memorjes afat shkurtër dhe gjatë bashkë me lidhjet e reja në tru do të thotë se rreth moshës 9 muajshe do fillojë të përjektojë ‘’ankthin e ndarjes’’ apo ‘’frikën ndaj të huajit’’. Ata do fillojnë të tregojnë preferencë dramatike ndaj atij që kujdeset për të.
The rapid improvement of short and long term memory along ëith the neë connections betëeen the frontal lobes and the emotional centers of the brain mean that around nine months your child ëill start to experience separation anxiety and a fear of strangers. They’ll start to shoë more dramatic preference for their primary caretakers at this time.
18 Muajsh-2 vjeç
Fëmijët në këtë grup moshe do të fillojnë të tregojnë se kuptojnë konceptet e të duhurës dhe gabimit. Ata kanë një kontekst më të mirë të eksplorojnë emocionet e tyre si dhe të fillojnë të kuptojnë emocionet e tjeteri. Në këtë moshë fillojnë të zhvillohen aftësi emocionale si empatia etj.
3-4 vjeç
Rreth kësaj moshe fëmija do të fillojë të bëhet më social me moshatar dhe me ju. Ata do mësojnë të ndajnë lodrat e tyre dhe të presin rradhën për lodrën. Një 4 vjeçar do fillojë të lidh dënimin me ngjarjen që ndodhi në fillim të ditës.
Ju mund ta ndihmoni fëmijën ti menaxhojë emocionet duke i mësuar si të flasin për to. Studimet sugjerojnë se edhe sikur vetëm ti vëjnë emrin e duhur emocionet që po ndjejmë ndihmon për të parandaluar apo ulur rritmin e shperthimeve emocionale. Qoft trishtim, dhimbje, shpifje, gëzim, apo mosdurim inkurajoje fëmijën ti vëj emër emocioneve.
Zhvillimi i gjuhës
Zhvillimi gjuhësor i fëmijës ecën shpejt dhe në mënyrë impresionuese. Kjo është një fenomen interesant dhe i çuditshëm që specialistët teorizojnë se bebet mund të lindin me ‘’’mjete’’ gramatikore dhe kanë nevojë vetëm të ekspozohen ndaj gjuhës për ta përdorër atë.
Gjatë vitit të parë besohet se truri i fëmijës ‘’sistemon’’ për gjuhën e nënës. Kjo është koha e rëndësishme që ta ekspzoni fëmijën në sa më shumë gjuhë të ndryshme. Nëse po përpiqeni ti mësoni më shumë se 1 gjuhë është me rëndsi që ta përdorni atë gjuhë përpara fëmijës gjatë kësaj periudhe.
Librat për fëmijët në këtë moshë dhe përallat jënë ndihmuese për trurin e të voglit tuaj për të adaptuar gjuhën. Lexojini sa më herët dhe shpesh për ti prezantuar me një gjuhë.
Rreth moshës 18 muajsh fëmija do të përjetoj ‘’rritje të shpejta’’ në pjesë të trurit ku përfshihet gjuha. Ata do zgjerojnë fjalorin dhe është koha e duhur për ju të prezantoni sa më shumë fjalë të reja.
Foshnjet dygjuhës
Ka shumë përfitime në trurin e fëmijës nga ekspzoimi i më shumë se një gjuhe gjatë fëmijërisë së hershme.
Si truri afekton kapacitetet fizike
Tani ju do keni të qartë sesi turi funksionon në zhvillimin e fëmijs suaj. Fundja është qëndra e kontrollit të trupit të voglit tuaj. Ne tani do flasim pak shkencën e trurit rreth aftësisë për të kontrolluar dhe përdorur trupat e tyre.
Shumë nga muskujt nuk përdoren pa një sistem udhëzues prandaj është mirë kur zhvillimi i trurit ecën njëkohësisht me zhvillimin e mirë fizik. Truri juaj përcakton në mënyrë eksperte se cilat muskuj duhet të përdoren për tu relaksuar dhe cilat për të lëvizur. Kur foshnja juaj lind, ata nuk e kanë aftësinë të kontrollojnë trupin sit i dhe unë por në momentin që mund të lëvizin fizikisht do e bëjnë lëvizjen e parë.
Aftësitë motorike
Zhvillimi neuromotor apo pjesa e trurit që përdor trupin vjen në dy metoda: levizja e aftësive motorike pra aftësia për të kontrolluar muskujt e medhenj dhe aftësitë motorike për të ekzekutuar lëvizje më specifike. E para do të zhvillohet e para dhe do lejojë që fëmija të ecë këmba dorazi, të çohet në këmbë dhe eventualisht të ecë. E dyta kërkon më tepër kohë dhe nënkupton kapjen pickim apo manipulimi i objekteve.
Kordinimi sy -dorë
Kordinimi sy-dorë përfshin përdorimin e trurit me informacion nga syri për të udhëzuar duart dhe është tepër e vështirë për një foshnje. Kjo aftësi motorike dhe shqisore do të përirësoj trurin dhe do behet më i shpejtë në marrjen dhe proçesimin e inputit shqisor dhe do i jap aftësi duarve. Kjo aftësi përmirësohet me praktikë.
Dëmtimet traumatike-Po sikur foshnja ime të godas kokën?
Është gjithmonë e frikshme kur një fëmi godet kokën por lajmi i mirë është se shumica e gungave nuk janë serioze. Ka shumë shtresa mbrojtëse në trup që mbrojnë trurin nga dëmtimi si (kafka e fortë, membranët mrojtëse etj). Por kur fëmija juaj merr një goditje serioze është me rëndësi ta merrni seriozisht. Kontrolloje me kujdes fëmijën për dëmtim, monitoro për të paktën 24orë , dhe nese ke akoma pasiguri ik në spital.
Ka dy lloj dëmtimesh: të jashtme dhe të brëndshme. Të jashtmet mund të duken të frikshme por janë vetëm në sipërfaqe dhe nuk janë me efekt. Ndërkohe një dëmtim i brëndshëm është serioz dhe kërkon mbiqyrje nga doktori.
Po humbja e vetdijes?
Një nga shënjat e dëmtit të brëndshëm është tronditja dhe eshtë seroze. Në aspektin afat shkurtër do të thot humbje normale e disa funksioneve të trurit të përkohëshme. Ja si ta dalloni nëse e kaloi:
-
Shënja në kokë
-
Fle më shumë gjumë se zakonisht
-
Qan sa herë leviz kokën
-
Qan papushim
-
Është i acaruar
-
Vjell
-
Humbet interesin për të luajtur
-
Ankohet për dhimbje koke
-
Bën sjelljë të çuditshme
Shënjat në kokë janë një pjese normale e rrugë së fëmijë suaj drejtë pavarsisë por tregohuni të kujdeshshmë dhe sistemoni pjësët e rrezikshme të shtëpisë për të parandaluar disa prej tyre.
Vonesa në zhvillim
Truri i njëriut është organi më kompleks dhe ka plot gjëra që mudn të shkojnë gabim gjatë zvhillimit të tij. Indikatori më i saktë se ka vonesa në zhvillim është një dështim të arrij një zhvillim të moshës prandaj nëse keni shqetësime takoni doktorin. Ka pafund specialist që ju ndihmojnë në vonesat që nga gjuha e deri tek lëvizjet.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu