Nënat dhe baballarët është më mirë “të ushtrojnë” aftësitë e tyre komike, pasi që bebet mund të qeshin shumë më herët sesa kemi supozuar.
Në përgjithësi, bebet fillojnë të qeshin midis javës së gjashtë dhe 12, dhe atëherë mund të filloni që bebes suaj t’i tregoni se kjo është diçka pozitive dhe e mirë, transmeton KosovaPress.
Por, foshnjat buzëqeshin edhe para lindjes dhe ndonjëherë, nëse keni fat, ndodh që mjeku të “kapë” atë moment në ultrazë.
Është shumë me rëndësi që çdo herë kur buzëqesh foshnja juaj, të buzëqeshni edhe ju, në mënyrë që t’i tregoni asaj se kjo është diçka e mirë dhe e bukur.
Rreth javës së tetë, fenomeni i buzëqeshjes reflektuese humb dhe foshnja atëherë fillon të buzëqeshë me vetëdije.
Buzëqeshja e parë flet mjaft për zhvillimin e foshnjës. Ai është sinjal se të parët foshnjës është zhvilluar mjaftueshëm që t’ju njohë dhe të dallojë fytyrën tuaj nga gjithë të tjerët.
Përveç kësaj, ai është sinjal se truri i foshnjës është zhvilluar mjaftueshëm dhe ajo mund të ketë kontrollin mbi atë se kujt dhe sa do të qeshë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu