Revista Forbes e ka publikuar listën me personat më të pasur për vitin 2016, ku listohet edhe Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
SHBA është vendi me më shumë milionerë në botë, pastaj Kina, përderisa në Evropë vendin e parë e ndajnë Gjermania dhe Britania e Madhe janë me nga 120 milionerë, kurse e treta është Rusia me 88 milionerë, kurse në vijim e keni gjendjen e milionerëve në Ballkan.
Njeriu më i pasur në Serbi është Filip Cepter, pasuria e të cilit arrinë 5 pesë miliardë dollarë, pastaj Miodrag Kostiq, pronar i MK Group me 540 milionë dollarë pasuri.
Në Slloveni më të pasur janë Iza dhe Samo Login, ku pasuria e tyre arrinë 700 milionë dollarë.
Në Kroaci më i pasur është nga familja Luksiq me 15 miliardë dollarë.
Në Maqedoni, Forbes thotë se në krye të personave më të pasur është Jordan Kamçev, pronari i Orka Holding, me 238 milionë dollarë, kurse i dyti është Minço Jordanov, pronar i Makstil me 234 milionë dollarë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu