Lidhu me ne

Temporal

SI TË KOMPENSOHENI NËSE JU VONOHET/PEZULLOHET FLUTURIMI  

Vonesat në fluturime apo anullimi i tyre nga kompanitë ajrore nuk është diçka e panjohur. Për ata që zgjedhin të udhëtojnë shpesh, të paktën një herë ju është dashur të presin në stolat e aeroportit për një zgjidhjeje. I tillë ka qenë dhe rasti i atyre që kishin prerë një biletë për fluturimin e linjës Tiranë-Verona në datë 1 dhjetor 2017 kur është dashur të presin 10 orë në aeroport.
Por a e dini se për këto raste mund të plotësohet një formular ankese për të kërkuar të drejtat? Pasagjerët e fluturimit Tiranë-Verona e kanë plotësuar këtë formular dhe Autoriteti i Aviacionit Civil bëri me dije  se kompania ajrore ka pranuar ankesën duke ju dhënë të drejtën e kompensimit në vlerë monetare.
“Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët e fluturimit të linjës Tiranë-Verona, nr. fluturimi BV2235 të dt 01 Dhjetor 2017, se formulari i ankimimit për vonesën 10 orë ndaj kompanisë, është pranuar.
Pas insistimit nga AutoritetiAviacionitCivil, pasagjerët që plotësuan formularin e ankimimit në 01.12.2017, do të kompensohen në vlerë monetare nga kompania për vonesën. Ftojmë gjithë pasagjerët që plotësuan formularin të kontaktojnë shërbimin e klientit të kompanisë, në numrat e telefonit: +390698956666  ose me email:  [email protected], thuhet në reagimin e AAC.
Autoriteti i Aviacionit Civil nga ana tjetër ka kërkuar që qytetarët për çdo rast të plotësojnë formularin.
“Autoriteti i Aviacionit Civil apelon gjithë pasagjerët se për çdo ankesë për vonesa ose anullime fluturimesh nga kompanitë ajrore, të mos hezitojnë por të plotësojnë formularët e ankimimit, dhe t’i dërgojnë te kompanitë përkatëse, për të mbrojtur të drejtat e tyre,” përfundon Autoriteti./Monitor
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix12 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix12 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix12 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar13 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix13 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix13 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix14 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske14 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix15 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook