13 mijë biznese në gjithë vendin janë mbyllur gjatë vitit 2017. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga janari deri më dhjetor, 13,000 biznese, kryesisht të vegjël, kanë kaluar në status pasiv.
Kjo do të thotë se ose sipërmarrësi ka vendosur të pezullojë veprimtarinë për një periudhë të pacaktuar, ose biznesi nuk ushtron më veprimtari tregtare prej 12 muajsh dhe nuk dorëzon deklaratat tatimore, siç parashikon ligji.
Pjesa më e madhe e bizneseve të mbyllura janë në Tiranë (4120), më pas në Durrës (1900), Vlorë (1085), Fier (802).
shumë prej bizneseve që janë mbyllur gjatë këtij viti tregojnë se janë persona fizikë, që kanë hapur aktivitetet në emër të tyre.
Mes arsyeve për pezullimin e aktivitetit, këta sipërmarrës përmendin krizën ekonomike, rënien e fuqisë blerëse, rritjes së kostove për mbarëvatjen e biznesit, konkurrencën dhe barrën fiskale.
Me ndryshimet e reja që Qeveria Rama bëri në Paketën Fiskale 2018, kostot e biznesit të vogël do të rriten ndjeshëm.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu