Lidhu me ne

Sport

Berisha-Hysaj e Cana mes 100 më të mirëve të Europës

KOmbetarja-1024x631

-Sadiku, lojtari i muajit në Zvicër

Kombëtarja kuqezi ende nuk i ka ndezur motorët për Europianin “Francë 2016”, që do të startojë pas tre muajsh.

Futbollistët e përfaqësueses sonë janë të impenjuar totalisht në klubet respektive, të përqendruar në arritjen e objektivave sezonal, për t’ia lënë më tej vendin debutimit në Europian, që do të jetë hera e parë për kombëtaren tonë.

Një faqe e re e historisë së futbollit shqiptar, që do të shkruhet me shkronja të arta, ashtu si edhe emrat e futbollistëve që mundësuan realizimin e kësaj ëndrre shumëvjeçare të popullit që jeton në juglindje të Europës, që në lashtësi.

Lidhur me pjesëmarrjen në Europianin “Francë 2016”, pas një udhëtimi magjik në fushatën eliminatore, tekniku Xhani de Biasi pati kurajën të integrojë në skuadër emra të rinj e t’i ndërthurë ata me eksperiencën e të vjetërve.

Një prej këtyre emrave është edhe ai i mbrojtësit Elseid Hysaj, i cili duke pasur në krah një mbrojtës si Lorik Cana dhe një portier si Etrit Berisha pati një ngritje cilësore dhe kjo ka bërë që mbrojtësi 22-vjeçar me origjinë nga Shkodra, falë kësaj forme të mirë të treguar në kombëtare, por edhe te skuadra e Empolit në Seria A, u kërkua nga shumë klube gjatë merkatos së qershorit dhe tashmë luan për Napolin, ku është një titullar i pazëvendësueshëm i të kaltërve, të cilët këtë sezon janë në luftë për titull dhe po sfidojnë denjësisht mbajtësen e titullit prej katër vitesh, Juventusin.

Pikërisht falë kësaj rritjeje cilësore edhe vlera në merkato e Hysaj sot llogaritet te 20 milionë euro, pasi shkodrani shihet me mjaft perspektivë.

Periudha e mirë e Hysajt nuk ndalet me kaq, pasi shkodrani, së bashku me kapitenin Lorik Cana dhe gardianin Etrit Berisha janë pjesë e 100 lojtarëve më të mirë të Europianit “Francë 2016”, listë kjo e publikuar nga Federata Europiane e Futbollit (UEFA), e cila ka përpiluar një listë me 100 emra futbollistësh, të cilët pritet të jenë yjet e këtij europiani, që do të nisë në qershor.

Përkrah treshes së shqiponjave kuqezi janë emra si Giggi Buffon, Leonardo Bonuçi apo Verrati në Itali; Neuer, Ozil e Muller në Gjermaninë kampione bote; apo Bale, Cristiano Ronaldo apo Ibrahimoviç, të cilët po shkruajnë prej vitesh tashmë historinë e lojës së futbollit, kaq të dashur për vendin tonë.

Lakimi i emrave të Hysajt, Canës dhe Berishës në listën e 100 lojtarëve më të mirë pjesëmarrës në finalet e europianit “Francë 2016” është një lajm shumë i mirë dhe mjaft motivues për shqiponjat kuqezi, të cilat valëviten flamurin tonë kombëtare me krenari në Beograd, në Lisbonë apo në Danimarkë e Armeni, për ta ngritur në fund në majën e kullës Eiffel, prej nga ku kërkon lavdinë dhe surprizën e radhës.

Dhe për këtë është i bindur sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku, autori i një prej tre golave të shënuar në Armeni, sfidën në të cilën kuqezinjtë zyrtarizuan pjesëmarrjen e tyre në Europë.

Shkodrani është shprehur se po punon maksimalisht për të qenë pjesë e përfaqësueses në Europë dhe ka garantuar se shqiponjat nuk do të jenë për turizëm në “Mon Blanc”, por për të ngritur edhe më lart emrin e Shqipërisë në Europë.

Emri i Sadikut lakohet në Zvicër si potencial për t’u shpallur lojtari i muajit. Ai është kandidat mes pretendentëve për të arritur këtë “medalje” individuale në superligën zvicerane.

Armando Sadiku i transferuar nga Zyrihu te Vaduzi në formë huazimi gjatë merkatos së Janarit ka shkëlqyer në muajin e kaluar me skuadrën e tij të re.

Blick më tej vijon: “Sadiku golashënuesi më i mirë Zyrihut në dy fazat e para të kampionatit me 5 gola, në vetëm pak kohë është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm të Vaduzit teksa me 3 gola dhe dy asiste në 4 ndeshjet e fundit, ka ndihmuar jashtëzakonisht ekipin nga Lihtenshtejni”.

Gazeta zvicerane e mbyll argumentimin e saj me fjalët. “Te Fc Zyrihu tashmë po e qajnë largimin e sulmuesit shqiptar”.

Kjo për vetë faktin se Zyrihu po lufton për mbijetesë dhe në një moment të tillë ku gjetja e golit është kthyer në një problem, kjo skuadër do të kishte me të vërtetë nevojë për një lojtar si Armando Sadiku.

Kujtojmë se kuqezinjtë janë të radhitur në grupin A së bashku me të zotët e shtëpisë, Francën; Zvicrën dhe Rumaninë.

Kuqezinjtë do të nisin udhëtimin e tyre me Rumaninë, për të vijuar me Francën, e për ta mbyllur këtë angazhim me Zvicrën në fund, ku militojnë 7 lojtarë me origjinë shqiptare.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix20 sekonda më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet19 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix20 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix20 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske20 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore20 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar2 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix5 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix5 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix5 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Facebook