Futbollistë, trajnerë, presidentë e drejtues klubesh gjenden të mbërthyer në atmosferën e festave të fundvitit, ndërkohë që nuk mungon edhe interesimi për përforcime të reja në merkaton e këtij dimri, që hapet nga 1 janari. Më poshtë ju njohim me “top-10” përforcimet e janarit të Barcelonës, një nga klubet më të mira e të forta në botë.
Carlos Roberto de Oliveira, “Dynamite” – Ai arriti në merkaton e dimrit në vitin 1980. Ishte një idhull në Vasco de Gama, por mezi kaloi disa muaj në Barcelonë.
Emmanuel Amunike – Nënshkroi për Barcelonën në dhjetor 1996, si një përforcim i merkatos së dimrit.
Frank dhe Ronald de Boer – Dy vëllezërit nënshkruan për Barcelonën në merkaton dimërore të vitit 1998.
Juan Pablo Sorín – Ai nënshkroi për Barcelonën në merkaton e dimrit. Debutoi me katalanasit më 9 shkurt 2003 dhe në verën e po të atij viti u nis në formë huazimi te PSG-ja.
Edgar Davids – Në janar të vitit 2004 arrin në formë huazimi nga Juventus për të luajtur në fazën e dytë të kampionatit.
Demetrio Albertini – Mbërriti në merkaton e dimrit të vitit 2005 te Barcelona nga Atalanta e Bergamo-s, ku, gjithashtu, ishte dhënë hua nga Lazio.
Maxi López – Në janar 2005 arriti te Barcelona në merkaton e dimrit nga River Plate.
Pinto – Ai u huazua te Barcelona në janar të vitit 2008 nga Celta de Vigo, për të zëvendësuar portierin e dytë të dëmtuar në dhjetor të vitit 2007.
Ibrahim Afellay – Më 24 dhjetor 2010, ai nënshkroi kontratën e tij si lojtar i ri i Barcelonës.
Arda Turan – Si Aleix Vidal, Arda Turan arriti një marrëveshje me Barcelonën në qershor të vitit 2015, por për shkak të sanksionit të FIFA-s ndaj Barcelonës, të dy e dinin se do të bëheshin në dimër si përforcime, sepse nuk mund të luanin deri në janar 2016.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu