Aktualitet
Rritja e taksave / PD dhe FRPD derë më derë për sensibilizimin e biznesit
Sot anëtarët e Partisë Demokratike Dega 7 në bashkëpunim me Forumin Rinor të kësaj dege u vunë në lëvizje duke bërë vizita në çdo biznes të zonës dhe duke sensibilizuar tregtarët për rritjen abuzive të taksave nga Bashkia Tiranë. Në krye të kësaj nisme ishin Z. Lefter Geshtenja dhe Z. Halit Valteri.
Ata ju premtuan tregtarëve që do jenë çdo ditë në terren derisa bashkia të tërhiqet. Me marrjen e drejtimit të bashkisë Tiranë nga Veliaj të gjitha taksat kanë pësuar rritje drastike nga 60 deri në 450 %, të cilat prekin drejtpërdrejtë qytetarët dhe bizneset. Me vendosjen e këtyre taksave të cilat po mbahen të fshehura dhe po kamuflohen në mënyrë që biznesi mos t’i kuptojë po çojne drejt falimentimit të gjitha bizneset e vogla dhe po thellojnë krizën ekonomike në të cilën e ka çuar qeveria Rama. Partia Demokratike do jetë në krah të qytetarëve dhe biznesit ne çdo moment dhe do mbrojë të drejtat e tyre për mbijetesë dhe zhvillim me të gjitha rrugët demokratike.
Valteri iu premtoi tregtarëve dhe biznesmenëve të vegjël që do jetë zëri i tyre në të gjitha instancat dhe në asnjë mënyrë nuk do lejojë nëpërkëmbjen e shtresës më të nderuar, e asaj shtrese që me djersen e ballit po mundëson mbijetesen e ekonomisë shqiptare. Të gjithë sëbashku do i themi JO këtij abuzimi dhe kësaj kasapane ekonomike.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu