Kritike
Po i qepin Edi Ramës një konstum
Pasi Fatmir Xhafa prezantoi ndryshimet e Statutit të Partisë Socialiste, Ben Blushi e krahasoi me rrobaqepësin e Edi Ramës. Analogjia duket e gjetur, kur dihet se Rama e ka merak t’i stiloje vetë kostumet, para se rrobaqepësi të nisë punën. Në këtë rast, statuti u përgatit njësoj si një kostum për Edi Ramën, tha Blushi.
“Ky statut po bëhet në mënyrë krejtësisht hermetike, pra pa debat. Dhe ajo që po konstatoj, jo unë, por shumë njerëz, po bëhet statut për një njeri. Ky nuk është statut për një njeri, po pajtohen me një statut, apo me një normë interesat e një njeriu që është Edi Rama, pra ata që po bëjnë këtë statut, më vjen keq ta them por po janë në rolin e rrobaqepësit. Po i qepin Edi Ramës një konstum, po e shohin nëse i rri mirë. I rri ngushtë? I rri gjerë? Ka ftohtë? Ka vapë? I bëjnë kopsat? Cfarë ngjyre e do kostumin? Nuk bëhet kështu një statut, dhe ky është një nga problemet më të mëdha, që kemi ne sot në Shqipëri. Statuti po bëhet në analogji meligjet, se ligjet në Shqipëri bëhen për një njeri”
Fatmir Xhafa është kryetar i Grupit të Punës për ndryshimet në Statutin e PS. Sipas këtyre ndryshimeve që do t’i propozohen Kongresit në 19 Mars, mandati i Kryetarit rinovohet automatikisht dhe nuk do te ketë zgjedhje.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu