Ndërkohë, avokati i njohur në Gjykatën e Hagës, Goran Mikuliçiç, deklaroi se një shishe e vogël me helm mund të futet lehtë në sallën e gjykatës, Ai tha se edhe pse ekzistojnë kontrollet gjatë hyrjes në gjykatë, por nuk janë aq të detajuara sa që të zbulohet edhe shishe e vogël, shkruan index.hr.
“Nuk ka ndonjë kontroll të të gjithë trupit, sidomos kur nuk ka ndonjë indikacion për diçka të tillë. Praljak, për shembull, pa probleme mund ta kishte fshehur shishen në këpucë, ”, ka thënë Mikuliçiç.
Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Praljak është njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu