Lidhu me ne

Temporal

Këta janë ministra apo aktorë të Edi Ramës

Këta janë ministra apo aktorë të Edi Ramës
Shfaqjet propagandistike të kryeministrit shënuan një kulm këtë të premte, kur në qendër të Lushnjes u shfaqën papritur një grup ministrash dhe deputetësh, të cilët sipas një skenari qesharak, kishin ndarë rolet për pjesën teatrale “Pastrimi i Qytetit”.
Disa goxha burra e gra vinin vërdallë në një lulishte të vogël, dikush me thes mbeturinash në dorë, një tjetër me korrëse bari, e disa duke mbledhur letra e shishe plastike. Në aksion e sipër, mbërriti edhe vetë regjisori- kryeministër, i veshur si një rockstar, i cili nga një bordurë më e lartë mbikëqyrte performancën e vartësve të tij.
Por e veçanta e këtij skeçi komik nuk ishte përdorimi deri në poshtërim i ministrave dhe deputetëve për trillet që i kalojnë në kokë regjisorit të çartur. Ky nuk është më një problem. Pasi arriti ndërzimin artificial të Partisë Socialiste me Rilindjen, rraca e re që ka populluar mazhorancën nuk e ka më në ADN dinjitetin dhe përgjegjshmërinë. Ata mund të pranojnë të trajtohen si numra nga kryeministri, të luajnë çdo rol që u caktohet, të bëhen kolegë me persona me rekorde kriminale apo të jenë pjesë e një kazani që mban damkën e krimit, korrupsionit dhe drogës. Pra çështja nuk është pse disa individë, dikur me autoritet politik e publik, sot janë shndërruar në kukulla shëtitëse për të dhënë shfaqje nëpër Shqipëri.
Ajo që u vu re në Lushnje, ishte diçka tjetër më e rëndë. Kur kryeministri, ministrat, deputetët, të zgjedhurit lokalë, ndërmarrin një aksion dhe zbresin në terren, presupozohet qw një pjesë e madhe e qytetarëve duhet t’i ndjekë dhe të jetë me ta në një fushatë që pretendon të jetë kaq sensibilizuese. Por në barishten e Lushnjes, përveç 10- 20 aktivistëve të sjellë aty dhe ndonjë bullafiqi që bënte foto me celular, nuk kishte askënd tjetër që të bashkohej me ministrat e Ramës (shihni videon në shkrimin e lapsi.al më poshtë). Sipas gazetarëve lokalë, një pjesë e banorëve shihnin nga dritaret si mblidheshin mbeturinat poshtë shtëpive të tyre, ndërsa ata që kalonin aty pari nuk merrnin mundimin të kthenin as kokën.
Pamja që u prodhua nga ky aksion ishte ajo e një trupe të vogël teatrore që ishte ndalur për të performuar pjesën e radhës, në mungesë të spektatorëve. Trupës dhe regjisorit sigurisht që nuk i interesojnë spektatorët. Ata janë aty për kamerat dhe mikrofonat që do të regjistrojnë spektaklin e një qeverie që punon. Dhe siç shihet nga pamjet, sapo kryeministri ka bërë inspektimin me syzet e tij alla Robert Alia, të gjithë u kanë hipur makinave dhe ia kanë krisur në ndonjë kafene. Sepse këto aksione nuk konsiderohen më si mjet për të arritur qëllimin, që është pastrimi i Shqipërisë, por janë kthyer vetë në qëllim, që është propagandimi i një qeverie që bën sikur punon.
Pikërisht ky abuzim i skajshëm me propagandën bajate dhe qesharake i qeverisë Rama, shpjegon edhe indiferencën ekstreme të qytetarëve në Lushnje. Ata e dinë se trupa qeveritare ka ardhur aty thjesht për të regjistruar. Do bëjnë skeçin shpejt e shpejt para kamerave, do japin ndonjë intervistë me vegla në dorë e do mbledhin takëmet për t’u kthyer në Tiranë. Nuk ka më asnjë naiv që të besojë se këto parodi do të pjellin ndonjë ndryshim. Bëhet fjalë për një grup pushtetarësh të shkëputur nga realiteti, që prej kohësh janë shndërruar në aktorë të një seriali që luhet vetëm nëpër ekrane. Ata nuk ngjallin më as kureshtjen e fëmijëve që mund t’i shkonin pas një trupe cirku të lodhur.
Dhe ky fenomen përbën kulmin e asaj që ndodhi këtë të premte në Lushnje. Kur aktorët janë të vetëdijshëm për fallcitetin e raportit të tyre me spektatorët, e megjithatë vazhdojnë të luajnë me sallën bosh. Pra nuk marrin mundimin as të sajojnë një mbështjellje hipokrite për manipulimin e tyre. Njerëzit le të mendojnë çfarë të duan, ata e mbaruan pjesën e tyre: shkuan, performuan, dolën në tv… E plotësuan normën e propagandës, paçka se ajo nuk ngjit tek askush. Të bësh propagandë me qëllim manipulimin e opinionit publik është një abuzim dhe të bësh propagandë vetëm për hir të propagandës është një sëmundje. Po të shohësh me vëmendje videon e “aksionit” në Lushnje, të gjithë duken të sëmurë.
Botuar më parë në Lapsi.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix12 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix12 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix12 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar12 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix13 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix13 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix13 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske14 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix14 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook