Lidhu me ne

Kryesore

Teatri i Kukullave do të kthehet në Qendër Hebraike  

Teatri i Kukullave të Tiranës, godinë që ndodhet në qendrën historike të kryeqytetit dhe që dikur ka qenë parlamenti i Shqipërisë do të kthehet në një Qendër Hebraike. Propozimi është bërë nga vetë kryebashkiaku Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku theksoi se ky projekt dhe ai për rindërtimin e Teatrit Kombëtar janë në fazë diskutimi.
Veliaj nuk dha më shumë detaje se nga kush ka ardhur ky propozim apo kush ka shprehur interes për të hapur një Qendër të tillë. Siç përmendi Veliaj, dy propozimet  pritet të paraqiten për miratim në mbledhjet e ardhshme.
“Vendimi i parë ka të bëjë me krijimin e një Qendre Kulturore Shqiptaro-Hebraike, e cila mund të ngrihet tek Teatri i Kukullave pas një rikonstruksioni dhe zgjerimi të ambienteve. Propozimi i dytë parashikon ndërtimin e një teatri të ri kombëtar”.
Deri tani mund të flitet për hamëndësime se nga ka ardhur propozimi. Një prej hamëndësimeve lidhet me vizitën në Tiranë të djalit të multimiliarderit George Soros, Alexander Soros. Ka qenë vetë ky i fundit që pasi ka vizituar kryeqytetin e Shqiperise, ka ndare me miqte ne rrjetet sociale foto gjate kohes se kaluar ne Tirane.
Pjese e vizites dhe takimeve ne Tirane ka qene edhe nje darke e kaluar mbreme me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku. Kujtojmë që si Mazniku dhe Veliaj kanë qenë pjesë të Organizatës Mjaft, financuar nga fondacioni Soros.
Teatri i Kukullave filloi të ndërtohet nga austriakët dhe u përfundua në vitin 1925 nga shteti shqiptar. Ajo ka qenë selia e legjislativit shqiptar në vitet 1925-1944 dhe me ardhjen e komunistëve në pushtet ndërtesa shërbeu si selia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar/Respublica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix41 minuta më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Radar54 minuta më herët

‘Sot, të mos dalësh në televizor është shenjë elegance!’

Shkruar nga Irena BeqirajQori dhe Fevziu Pjesa më e madhe e dëmit në këtë vend shkaktohet nga njerëzit që i...

Radar59 minuta më herët

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Elon Musk Rruga për t’u bërë njeriu më i pasur në botë nuk është e lehtë, por si ia doli...

Kioske2 orë më herët

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Nga Eduard Zaloshnja Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje...

Kryesore2 orë më herët

“Me Veliajn jemi miq, po rrëmoni në vendin e gabuar” – Belinda Balluku rrëfen marrëdhëniet me kryebashkiakun

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur në Top Story me Grida Dumën në Top Channel edhe për raportet e saj me...

Mix2 orë më herët

5 shenja të çuditshme të mungesës së hekurit

Mungesa e hekurit mund të jetë një problem që kalon pa u vënë re, pasi simptomat mund të shfaqen gradualisht...

Radar3 orë më herët

Përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit Anastas, futet në intubim

Kryepeshkoi Anatas Janullatos ndodhet në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Kisha Ortodokse ka njoftuar se gjendja shëndetësore...

Radar3 orë më herët

A po e humb Bill Clinton betejën kundër sëmundjes së Parkinson?!

Sipas burimeve të fundit, ish-presidenti Bill Clinton është në një gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të sëmundjes së...

Mix3 orë më herët

Çimi Kazazi, shqiptari hero bën xhiron e mediave në Angli, shpëton një grua nga përmbytjet!

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe është kthyer në heroin e ditës, teksa pamjet treguan se ai rrezikoi...

Radar3 orë më herët

Revoltohet Adriatik Lapaj: O zotëri, unë s’jam anonim. I kam shpallur luftë Ramës, por ai nuk guxon të përballet me mua

Në studion e “Opinion” këtë të enjte “plasi” një debat që u iniciua nga disa akuza të Arlind Qorit sa...

Facebook