Lidhu me ne

Kryesore

Fatmir Mediu: Pyetja ime për Bashën, pse opozita s’është në protesta?

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në “45 minuta” me Denis Mingën në Report Tv, u shpreh se opozita duhet të ishte në protesta, pasi sipas tij qeveria dhe vendi ndodhen nën pushtetin e krimit të organizuar.
I pyetur se pse opozita nuk ka organizuar asnjë tubim pas morisë së akuzave në adresë të qeverisë, Mediu tha se edhe ai ka të njëjtën pyetje për kryetarin e PD, Lulzim Basha. “Është një pyetje që s’të jap përgjigje, pasi edhe unë e kam të njëjtën pyetje. Do doja që ne të flasim me qytetarët drejtpërdrejt, duke diskutuar tubime për të diskutuar çdo gjë. Kjo vjen si lëvijze shoqërore të cilat janë të domosdoshme”.
Mediu kërkoi gjithashtu një qëndrim të qartë të Bashës për kreun e KQZ Klement Zguri, pasi PS kërkon shkarkimin e tij. “Z.Basha duhet të mbajë një qëndrim të qartë për z.Zguri. S’është një mandat që ka të bëjë me invididë, por është ligjor dhe kushtetues. Pretendimet e ngritura nga PS se ka fshehur procedimin për kreun e bashkisë Mallakastër, kujtoj që kjo çështje është shqyrtuar nga kryetarja e mëparshme, Lefteri Luzi dhe është hedhur poshtë, edhe nga z.Biba gjithashtu, e nuk binte ndesh me ligjin e dekriminalizimit. Ky është një aspekt juridik që nuk ka peshë me atë që do të bëjë PS“.
Sa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi marrëveshjen e qeverisë “Berisha” me Greqinë për detin e firmosur në vitin 2009, Mediu tha se vlerëson këtë vendim. “Është një çështje e gjykuar nga Gjykata Kushtetuese. Vlerësoj vendimin e gjykatës, me pëlqen apo jo. Sa i takon çështjes Çame, për fatin e keq janë tentuar të largohen nga boshti i zgjidhjes konkrete përmes demagogjisë dhe folklorizmave politike, në vend që të merreshim me zgjidhjen”, u shpreh Mediu.
I pyetur për mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili sipas maxhorancës përfundon në fillim të dhjetorit, Mediu tha se kjo është një lëvizje e mirëorganizuar e shumicës . Ai kujtoi takimin në prani të zyrtarit të DASH, Hoyt Brian Yee duke theksuar se maxhoranca dhe opozita patën një marrëveshje për moscenimin e institucioneve kushtetuese.
“Në momentin kur opozita ka thënë se nuk hyjmë në zgjedhje për shkak të kësaj situete, në takimin me Lu dhe Yee, ky i fundit ka vlerësuar çështjet e ngritura nga opozita dhe kërkonte nga opozita që të hynte në zgjedhje qoftë edhe me kostot. Kemi bërë një marrëveshje për një proces bashkëpunimi që ka të bëjë me anagazhimin politik por dhe ruajtjen e institucioneve konform kushtetutës“.
Z.Llalla duhet të vijojë detyrën edhe për dy vite siç ka pretenduar opozita?
Ne jemi të bindur se do ketë një rezistencë nga ana e qeverisë. E gjitha nuk ka qenë spontante por një lëvizje e organizuar e qeverisë. Para zgjedhjeve opocita e ka thënë qartë se kanabizimi ka qenë i qëllimshëm i organizuar nga qeveria për të influencuar procesin zgjedhor me grupet kriminale. Nga hetimet, përgjimet, prodhojnë jo vetëm lidhjet e politikës por dhe financimin që i është bërë PS për të blerë votat. Në momentin kur opozita ka thënë se nuk hyjmë në zgjedhje për shkak të kësaj situete, në takimin me Lu dhe Yee, ky i fundit ka vlerësuar çështjet e ngritura nga opozita dhe kërkonte nga opozita që të hynte në zgjedhje qoftë edhe me kostot. Kemi bërë një marrëveshje për një proces bashkëpunimi që ka të bëjë me anagazhimin politik por dhe ruajtjen e institucioneve konform kushtetutës.
Ka pasur marrëveshje dhe për prokurorinë?
Jo, nuk thashë këtë. Yee kërkonte nga opozita të angazhojhej në zgjedhje, duke vlerësuar çështjet e ngritura për kanabizimin, në mënyrë që të gjithë së bashku, Shqipëria të shpëtonte nga kthetrat e krimit.
Çdo maxhorancë kërkon te ketë emrin e vet si Prokuror të Përgjithshëm, si pengohet zgjedhja, politikisht them?
Tirania e maxhorancës është një diktaturë më vete. Në demokrati vendos Kushtetuta, parimi check & balance, Rama është bërë pushteti absolut mbi qeverisjen. Në këtë sens, ne duhet ta shohim këtë si një rrezik shumë të madh për demokracinë shqiptare dhe të ardhmen. Flas për liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Jemi në situata tërësisht komplekse, problematike që kërkojnë një seriozitet të madh nga opozita sesi do të sillet. Mënyra si do sillet do ketë një diskutim mes palëve, për një plan veprimi. Ajo që është e rëndësishme është se ndjesia politike duhet të jetë edhe ndjesia e qytetarëve shqiptarë.
Vazhdimi i z.Llalla, është pozitive për opozitën?
Për mua e rëndësishme është mënyra si funksionon prokuroria për të vepruar në autoritetin që i ngarkon ligji.
Një tjetër institucion është edhe KQZ, për kreun e këtij institucioni. Çfarë qëndrimi ka opozita?
Është një shqetësim i drejtë të cilin e kam ngritur edhe në grupin parlamentar. Eshtë çështje politike dhe jo e Klement Zgurit. S’është një mandat që ka të bëjë me invididë, por është ligjor dhe kushtetues. Pretendimet e ngritura nga PS se ka fshehur procedimin për kreun e bashkisë Mallakastër, kujtoj që kjo çështje është shqyrtuar nga kryetarja e mëparshme, Lefteri Luzi dhe është hedhur poshtë, edhe nga z.Biba gjithashtu, e nuk binte ndesh me ligjin e dekriminalizimit. Ky është një aspekt juridik që nuk ka peshë me atë që do të bëjë PS. I vetmi institucion që gjykon mandatin e Zgurit është KQZ, duhet të mblidhet dhe me 5 vota duhet të vendosë në mbështetje ose heqjen e mandatit dhe pas kësaj i çohet Parlamentit. Logjika e PS është se se e marrim sepse KQZ mund të mos e votojë dhe e votojmë ne në Kuvend. PR-ja nuk e propozuar Zgurin, pasi pozicioni vjen si i pavarur nëpërmjet konkurimit. Ka ardhur përmes votimit në Kuvend. Është tërhequr nga pozicioni i anëtarit dhe është votuar në Parlament, për shkak të marrëveshjes.
Z.Basha para disa javësh ka artikuluar qeverinë antimafie, është teknike? Pa Ramën? Apo e përbashkët?
Ajo që ka thënë Basha ka qenë se kjo qeveri nuk ka legjimitet për të qeverisur, për shkak të efektit të krimit, blerjes së votave, intimidimit të votuesve dhe parave të krimit që janë futur në këtë proces. Ndaj kërkohet një qeveri antimafia për transferimin e pushtetit përmes zgjedhjeve të lira, të klemi një funksionim të drejtë të qeverisë brenda kornizave të Kushtetutës.
A është e aftë opozita të ndërpresë mandatin e qeverisë?
Shqipëria s’ka qenë ndonjëherë në këtë situatë që është sot. Sot flasim që krimi ka kapur nivelet më të larta të shtetit dhe shteti është i pazoti dhe nuk dëshiron që të veprojë kundër krimit të organizuar, madje bëhet mburojë. Dje me policinë e shtetit p.sh nga pikëpamja e funksionimit të shtetit tregon se shteti nuk ka kontroll dhe forca e krimit të organizuar është mbi politikën sot. Ky është një moment shumë i rrezikshëm për qeverinë shqiptare. Kur thoshim se me kanabizimin tentohet kriminalizimi i shoqërisë shqiptare, doli se ishte realitet, që nga fermeri e deri te nivelet e larta të politikës. Mafia shqiptare me mafien rajonale janë bërë tashmë një problem i madh.
Pse ende opozita s’ka bërë asnjë tubim, të mos them protestë?
Është një pyetje që s’të jap përgjigje, pasi edhe unë e kam të njëjtën pyetje. Do doja që ne të flasim me qytetarët drejtpërdrejt, duke diskutuar tubime për të diskutuar çdo gjë. Kjo vjen si lëvijze shoqërore të cilat janë të domosdoshme.
Opozita mori goditje në zgjedhje, ka arritur të fitojë terren këto muaj?
Goditja erdhi për shkak të parave të krimit të organizuar, kanabizimit të Shqipërisë, të faktuara nga ndërkombëtarët. Pastaj ka edhe një mori analizash të tjera për organizimin e punës tonë. Sot kemi një fakt, blerjen e votës, intimidimin e votuesve, bashkëpunimin e maxhorancës me krimin e organizuar për të kontrolluar pushtetin.
Pjesë e opozitës është edhe LSI. Ç’mendim keni?
LSI është lëvizje opozitare, parti në opozitë. Mendoj se çdo faktor opozitar, parti politike, kanë pikat e veta të bashkëpunimit sepse kanë përballë një qeveri të lidhur me krimin dhe trafikun. Por çështja është se LSI ka një problem të majtë dhe PD ka një qëndrim të djathtë. Nuk flasim për koalicion, por bashkëpunim mes forcave dhe mendoj se është e domosdoshme. S’ka të bëjë me luftën për pushtet të përbashkët. Në këtë konjukturë të sotme, të kësaj situate që ka Shqipëria dhe gjeopolitikës në Ballkan, janë momentet më të vështira për shqiptarët. Lëvizjet s’janë më në interes të shqiptarëve.
Burimi: Shqiptarja.com
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes. Mënyra e të ushqyerit dhe kujdesi që duhet të tregojmë...

Mix2 ditë më herët

Diabeti – Zgjidhja gjendet tek ushqimi

Kur bëhet fjalë për diabetin, zgjedhjet tona ushqimore janë shumë të rëndësishme. Pavarësisht se disa ushqime janë më të mira...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht – Zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Historia e harruar e vrasjes së pabesë të Ismail Bej Vlorës

NGA EVARIST BEQIRI* NGA EVARIST BEQIRI* Këtë shkrim ia kam kushtuar një personazhi dhe një ngjarjeje shumë të rëndësishme kombëtare,...

Mix2 ditë më herët

E ve, me dy fëmijë, Bridget Jones rikthehet në shkurt dhe ky është traileri

Bridget Jones do të rikthehet si një vejushë me dy fëmijë të vegjël, që veç problemeve të saj, do t`i...

Mix2 ditë më herët

Eksperimenti i pazakontë, milingonat mposhtin grupin e njerëzve në lëvizjen e objektit përmes labirintit (Video)

Një ekip që studion sjelljen në grup të milingonave ka zbuluar se në rrethanat e duhura, milingonat mund t’i tejkalojnë...

Temporal2 ditë më herët

Shqipëria e viteve (1924 – 1928)/ PAMJET e shkrepura nga fotografi gjerman gjatë udhëtimit të tij në trojet shqiptare

Shkruar nga Albana Cenaj – Liberale.al Nga Albana Cenaj Ah, çfarë nostalgjie e mrekullueshme! Shqipëria e dikurshme e viteve (1924...

Mix2 ditë më herët

Pse u largua realisht, Justin Trudeau?

“Ky vend meriton kandidatë të vërtetë për zgjedhjet e ardhshme dhe unë e kam kuptuar se nuk mund të jem...

Radar2 ditë më herët

Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt ka ndërtuar vilën e Ajola Xoxës në Petrelë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzon deputetin Agron Shehaj se përmes kompanisë së tij ka ndërtuar vilën e...

Kioske2 ditë më herët

Të gjithë kundër Elon Musk

Europa është ngritur kundër Elon Musk, miliarderi më i pasur në botë dhe drejtuesi i platformës sociale X (ish-Twitter), i...

Facebook