Gjobë për përdorimin e syzeve optike në timon, habitet shoferja
Një qytetare është gjobitur me vlerë 3 200 lekë për një shkelje që deri më sot nuk e dinim që quhej e tillë: Për përdorimin e syzeve optike që siç dihet, përdoren nga të gjithë ata, të cilët kanë probleme me shikimin.
Qytetarja në fjalë thotë se në fakt ajo as që mban syze optike, s’ka deklaruar kurrë në patentë se mban syze optike dhe kurrë s’ka pasur probleme me shikimin.
Sipas asaj që shkruhet këtu, të gjithë ata të cilët mbajnë syze optike ose s’duhet të ngasin makinat ose do gjobiten. Dikush duhet ta sqarojë këtë gjurulldi, që nëse do qe vërtet kështu, nuk dimë në ç’planet do kishte sens të mbështetej në ligj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu