Ndërkohë Australia si pjesë e këtij kontinenti në eliminatore do të diskutojë një biletë për në Rusi 2018 me Hondurasin. Ndeshja e parë në fushën e këtij të fundit ka dalë 0-0.
Në Evropë janë 10 ekipe të sigurta në botëror dhe tetë të tjera të cilat do të luajnë për katër vende. Belgjikë, Francë, Islandë, Portugali, Serbi, Angli, Gjermani, Rusi, Spanjë, Poloni kanë prerë tashmë biletën.
Nga një vend do të fitojnë edhe fituesit e çifteve Irlandë e Veriut- Zvicër (0-1 ndeshja e parë); Kroaci- Greqi (4-1 ndeshja e parë); Suedi- Itali (1-0) ndeshja e parë dhe fituesi i Danimarkë- Irlandë.
Në Amerikën e Veriut ku përfshihet dhe ajo Qendrore dhe Karaibeve deri tani e kanë siguruar kualifikimin Kosta Rika, Panamaja dhe Meksika. Në luftë për një biletë është edhe Hondurasi që luan në play – off përballë Australisë.
Në zonën e Oqeanisë në play – off luan Zelada e Re e cila ndeshet me të pestën e Amerikës Latine, Perunë dhe takimi i parë ka përfunduar 0-0.
Ndërsa në Amerikën Latine e kanë siguruar tashmë kualifikimin Brazili, Argjentina, Kolumbia dhe Uruguai.
Afrika 4 të kualifikuara nga 5 gjithsej
Egjipt
Nigeri
Senegal
Tunizi
Maroku
Azia 4 të kualifikuara nga 4.5
Iran
Japoni
Korea e Jugut
Arabia Saudite
Europa 10 të kualifikuara nga 14
Belgjikë
Francë
Islandë
Portugali
Serbi
Angli
Gjermani
Rusi
Spanjë
Poloni
Amerika e Veriut 3 skuadra të kualifikuara nga 3.5
Kosta Rika
Panama
Meksikë
Oqenia 0 skuadra të kualifikuara nga 0.5
* Zelanda e Re luan në play off me Perunë
Amerika e Jugut 4 skuadra të kualifikuara nga 4.5
Brazil
Argjentinë
Kolumbi
Uruguai
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu