Kioske
Tirana është ‘yll’
Vjeshta në Tiranë vonoi këtë vit pasi pemët u zverdhën me vështirësi, por tashmë nëntori me shira dhe gjethet e rëna e bëri atë më të dukshme për qytetarët.
Fotogaleria e realizuar këto ditë vjeshte në kryeqytet dhe që ka kapur momente dhe pamje të ndryshme, është botuar nga “BIRN”.
Tani pamja e kryeqytetit shqiptar ka nisur të ndryshojë gradualisht, ku bashkë me ngjyrat rrugëve dhe parqeve të qytetit i shtohet dhe ‘tapeti’ i gjetheve të thara të rëna nga era.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu