Lidhu me ne

Kryesore

Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!Një alternativë më e shëndetshme se cigarja? Një mundësi për të lënë cigaren e vërtetë? Apo një produkt i dëmshëm?
Janë shumë pyetjet që kanë lindur lidhur me cigaren elektronike, një produkt tashmë i përhapur në të gjitha vendet e botës. Është gjithnjë e në rritje numri i atyre që kalojnë nga tymi te nxehtësia e cigares elektronike, e cila për më tepër lejon ruajtjen e gjestit aq të dashur për duhanpirësit: mbajtjen e cigares në dorë edhe në ambiente të mbyllura, si zyrat apo restorantet.
Nuk janë pak ish-duhanpirësit që kanë hedhur në koshin e plehrave paketën e fundit falë ndihmës së cigares elektronike. Madje, është fakt se e-cig (shkurtimi për cigare elektronike), e konsideruar si e padëmshme, ka tërhequr edhe një numër joduhanpirësish, që kanë filluar të eksperimentojnë shijet e ndryshme, njësoj siç bëhet me nargjilenë në vendet arabe.
Por pyetja që qëndron në thelb është, nëse ky produkt i ri i bën mirë apo dëm shëndetit? Dhe nëse janë efektive apo jo për t’i thënë lamtumirë njëherë e përgjithmonë duhanit?
Të gjitha modelet e cigares elektronike janë të përbëra nga një bateri, vaporizatori dhe një karton dhe pjesa që i ngjan fishekut. Pjesa e parë e cigares, pra, ajo ku zakonisht ndodhet përbërja e duhanit, është e karikueshme dhe mund të zgjasë nga 70 deri në 150 thithje, kjo në varësi të modelit.
Shumë prej modeleve që gjenden në shitje, kanë një dritë të kuqe në majë, e cila ndriçon në çdo tërheqje, gjë që shërben për të krijuar idenë se po pi një cigare të vërtetë, por edhe tregon gjendjen e baterisë.
Vaporizatori prodhon nxehtësinë, e cila duke kaluar në pjesën cilindrike bashkohet me shijen dhe aromën e zgjedhur nga blerësi. Por kjo nuk do të thotë se konsumohet vetëm avull uji, siç mund të mendojnë disa, por nxehtësia e prodhuar nga glicerina vegjetale apo gliceroli.
Dhe sigurisht nuk mungon nikotina, e cila duke qenë një substancë psikoaktive, krijon varësi njësoj si ajo e cigareve normale.
Në pritje të rezultateve, bëni kujdes me markat
Në përfundim, shumë specialistë bien dakord se duhet bërë kujdes me varësinë. Kush nuk ka pirë kurrë duhan, është më mirë të qëndrojë larg këtyre produkteve. Të dëmshme apo jo, përse të rrezikojnë? Gjithsesi, nuk duhet menduar sikur ke të bësh me një lojë. Ndërsa për ata që duan të lënë duhanin e vërtetë, diskutimi është një tjetër.
Sigurisht që gjithçka varet nga përdorimi dhe për ata që vendosin t’i thonë lamtumirë duhanit, është një fillim i mirë në krahasim me asnjë përpjekje. Por rruga më e mirë është ndjekja e metodave të aprovuara: ilaçet apo këshillimi psikologjik.
Në fund, një paralajmërim: Të gjithë ata që vendosin ta blejnë cigaren elektronike duhet fillimisht të kontrollojnë për markën e garancisë së Komunitetit Europian (CE), çka tregon se nuk kemi të bëjmë me një produkt fals.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix3 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar3 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix3 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix3 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix3 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix3 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike3 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport3 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix3 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook