(lat. Intuitio – vështrim i përqendruar) quhet aftësia për të rrokur menjëherë diçka të rëndësishme e thelbësore në një proces njohjeje a zgjidhjeje të një situate.
Është produkt i përvojës së gjatë, por edhe i aftësive të lindura të njeriut.
Intuita mund të jetë: 1) Empirike, kur ka të bëjë me sende e dukuri të veçanta apo situata konkrete, dhe 2) Racionale, kur rroket shpejt dhe si “pa e vrarë mendjen” lidhja thelbësore midis idesh që mund të duken larg njëra-tjetrës.
Ata që e mbrojnë si aftësi, quhen në filozofi “intuitivistë”. Ata që e kundërshtojnë thonë që do të gabohej nëse do të absolutizohej si aftësi. Këta besojnë se intuita nuk ka kuptim që të trajtohet si një aftësi njohëse e mbinatyrshme dhe mistike, përderisa prapa aftësive për të gjetur “menjëherë”, “në moment” të vërtetën apo zgjidhjen e drejtë të problemit, qëndron përvoja e grumbulluar, qëndrojnë dijet e fituara më parë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu