Një studim i publikuar në “Scandinavian Journal of Work”, ka zbuluar se zyrat e përbashkëta zvogëlojnë produktivitetin e punës. Sipas hulumtimit, njerëzit që punojnë në mjedise të përbashkëta janë më të prirur për t’u sëmurur dhe janë më pak të motivuar për punë.
Punonjësit mendojnë se iu mungon privatësia, ata mund të jenë më pak produktivë, pasi i pengon zhurma që krijohet nga bisedat e njerëzve apo tërheqja e vëmendjes.
Studimi i publikuar në “Scandinavian Journal of Work”, nën titullin “Mjedisi dhe shëndeti” ka zbuluar se njerëzit që punojnë në zyra të hapura kanë 62% më shumë mundësi të kenë mungesa për shkak të sëmundjeve në krahasim me ata që kanë zyrat e veçanta, të mbyllura.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu