Në fund të vitit të kaluar, 37 % të personave mbi 14 vjeçarë që kanë jetuar në Zvicër, ose 2.6 milionë persona kanë prejardhje të huaj. Kjo gjendje përbën një rekord të ri të të huajve në vend, thotë Zyra Federale për Statistikë e Zvicrës (BFS). Numri i kësaj kategorie, sipas statistikës në fjalë, është rritur gjatë një viti për 74 mijë veta, shkruan sda.ch.
Në përgjithësi, numri i banorëve pa prejardhje të huaj (i autoktonëve) ka qëndruar prej shumë vitesh pak a shumë stabil.
Sipas BFS, mbi 90% e popullatës me prejardhje të huaj janë shettas të vendeve të BE-së dhe të EFTA-s si dhe një pjesë e atyre ish të huajve që tashmë janë natyralizuar, kanë marrë shtetësinë zvicerane.
Në këtë statistikë nuk janë përfshirë rreth 1.25 milion fëmijët e moshës deri 14 vjeçare. Afërisisht tre të katërtat e tyre kanë pasaportë zvicerane dhe janë të lindur në Zvicër.
Siç bën të ditur BFS, pas personave tashmë të natyralizuar në zviceranë, që përbëjnë më shumë se një të tretën e njerëzve me prejardhje të huaj, në radhë për nga numri vijnë meshkujt italianë dhe femrat gjermane. Në vendin e tretë ndërkaq radhitja është e kundërt: meshkujt gjermanë dhe femrat italiane.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu