Kioske
Varufakis, këshilltari ekonomik i Jeremy Corbyn
Lideri i opozitës laburiste në Britaninë e Madhe, Jeremy Corbyn, kanë zgjedhur ish-ministrin grek të Financave Yanis Varoufakis si këshilltar ekonomik. Varufakis, i cili sapo ka nisur lëvizjen e tij “pan – evropiane” DiEM25 (Për një Evropë Demokratike në vitin 2015), ka zhvilluar një takim me përgjegjësin më të lartë të ekonomisë të Partisë Laburiste, John McDonnell, për të shkëmbyer pikëpamjet për referendumin mbi Bashkimin Evropian.
“Varufakis është interesant për të gjitha negociatat që kreu me Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian” , shpjegoi Jeremy Corbyn për “The Islington Tribune”, gazetë lokale e lagjes së tij londineze.
Zgjedhja e Varufakisit i njohur edhe si “marksisti liberal” ka shërbyer për t’i hedhur benzinë zjarrit të lideri laburist, i kritikuar se po shkon drejt të majtës radikale në partinë e tij.
Corbyn mbrohet paraprakisht nga kritikat, duke lënë mënjanë prirjet ideologjike dhe siguron se ajo që kërkon tek Varufakis është kryesisht eksperienca përballë situatës kritike të Bashkimit Evropian .
Varufakis, i cili dha dorëheqjen si ministër i financave në korrik 2015, kur Kryeministri grek, Alexis Tsipras, pranoi masat shtrënguese të imponuara për programin e ri të shpëtimit ka vizituar shpesh Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të mbështetjes për lëvizjen e tij dhe është përfshirë personalisht në debatin mbi referendumin e BE-së .
Për arsye më shumë politike se sa ekonomike, Varufakis ka paralajmëruar për rreziqet e Brexit: “Do të ishte një hap drejt shpërbërjes së Bashkimit Europian për të herë të parë që nga krijimi i tij. BE-ja nuk do zgjerohet, por do të mblidhet dhe kjo mund të duket një trend i rrezikshëm”.
Ish-ministri i financave greke për momentin do të kufizohet në rolin si këshilltar dhe nuk është planifikuar që të bëjë fushatë me Jeremy Corbyn , i cili në vitin 1975 votoi kundër hyrjes në Tregun e Përbashkët dhe tani ka kërkuar votën në favor të qëndrimit në BE. Pavarësisht disidencave historike, Partia Laburiste mbështet qëndrimin dhe nuk po përballet me një ndarje të brendshme si ajo e Partisë Konservatore.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu