Po ju tregojmë disa nga ushqimet që do ju duhen për forcimin e flokut:
Mjalti – Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar.
Salmoni – Floku është fibër proteinike. Pra, duhen ngrënë proteina për ta mbajtur atë të fortë. Proteinat janë të nevojshme edhe për të prodhuar keratinë, një përbërës kyç i flokut. Salmoni ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore Omega-3.
Spinaqi – Femrat që kanë probleme me rënien e flokëve, kanë edhe nivele të ulëta hekuri dhe vitamine D2, shkruan Blitz. Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit. Një sallatë me spinaq është perfekt për femrat që kanë rënie flokësh.
Arrat dhe farat – Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu