Këngëtari dhe prezantuesi Kastro Zizo, i njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta dhe të folurën pa dorashka, ka qenë sot pjesë e programit “Pop Culture” në Top Channel. Gjatë intervistës, ai i është shmangur përgjigjes së një pyetjeje me arsyen se nuk do të prodhojë lajme si tek “Rudina”.
“Nuk jam tek Rudina Magjistari këtu, që të nxjerr vibratorin që në orën pesë. E shikon im bir, dhe unë s’kam ç’ti bëj në atë orar. Më vjen keq për Rudinën, që e kam mikeshë të vjetër, që ka arritur deri këtu sa të bëjë emisione vetëm për të dalë nëpër portale, portale që vijnë era kërmë”, ka treguar Kastro gjatë emisionit.
Ai ka sqaruar se nuk ka asgjë personale me moderatoren e njohur Rudina Magjistari, thjesht ndjen keqardhje për mënyrën sesi emisioni i saj prodhon lajmet për mediat.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu