Arsenali e mbylli bilancin për sezonin 2016/17 (31 maj 2017) me fitime që për herë të parë shkojnë më shumë se 400 milionë sterlina. Njoftimi u bë i ditur nga vetë klubi anglez.
Të ardhurat e klubit londinez nga aktivitetet futbollistike ishin 422,8 milionë sterlina (në vitin 2016 ishin 350,6 milionë) me një rritje të fortë nga aktivitetet komerciale.
Falë kontratës së re për të drejtat televizive në Premier League, të ardhurat arrijnë në kuotën 198 milionë sterlina, në rritje me rreth 58 milionë, krahasuar me 140 milionë sterlina në vitin 2016, duke kontribuar me 47% të qarkullimit total.
Dhe në fund, të ardhurat nga shitjet janë rritur në 117 milionë sterlina (106,9 milionë në vitin 2016).
Shpenzimet për personelin u rritën pak, në 199,4 milionë sterlina nga 195,4 milionë sterlina në vitin 2016 – moskualifikimi në Champions League ka ndikuar që kjo shifër të jetë më e ulët. Megjithatë, Arsenali respekton rregulloren e Premier League sa i përket raportit pagat e lojtarëve – qarkullim të ardhurash, të cilat në vitin 2017 u ulën në 47,2% (nga 55,7% në vitin 2016).
Në anën tjetër, investimet tek lojtarët kanë çuar në një rritje të amortizimit, nga 59,2 milionë në 77,1 milionë sterlina gjatë vitit 2017.
Për sezonin 2017/18, Arsenali pret një rënie të ndjeshme – moskualifikimi në Champions League do të sjellë impakt negativ prej rreth 20 milionë sterlinash.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu